BASHKËPUNËTORËT

FKGK bashkëpunon me institucione kredibile ndërkombëtare në mënyrë që të arrijë objektivat, synimet dhe për të rritur tutje potencialin garantues, qëndrueshmërinë, reputacionin dhe kredibilitetin në sektor.

AGJENCIONI SUEDEZ PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR –SIDA

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka nënshkruar marrëveshjen e garancisë në vlerë prej 10 milion Euro me Agjencinë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze ne Prishtine.

Mbështetja e portfolios së garantuar të FKGK-së nga Sida do të rrisë edhe më tej aftësinë e Fondit për të siguruar nivel më të lartë të garancioneve për kredi duke shënuar njëherit një qëndrueshmëri edhe më të lartë për sektorin financiar. Një qëndrueshmëri e tillë do të reflektojë në lehtësi për ndërmjetësim financiar duke ndikuar njëheri pozitivisht në lëhtësimin dhe nxitjen e kreditimit të ndërrmarjeve te vogëla dhe të mesme, si dhe në rritjen ekonomike dhe punësimin në Republikën e Kosovës.

FONDI INVESTUES EUROPIAN-EIF

COSME – Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Marrëveshja COSME ndërmjet EIF dhe FKGK është nënshkruar më 14 maj 2019. Vlera e kredive të mbështetura për NVM pritet të arrijë deri në 90,000,000 € për një periudhë prej dy vitesh.

COSME është programi i BE për Konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve dhe NVM-ve, duke filluar nga viti 2014 deri në vitin 2020, me buxhet prej 2.3 miliardë €.

COSME është një program i zbatimit të kornizës së Aktit të Biznesit të Vogël (SBA) i cili reflekton vullnetin politik të Komisionit për të njohur rolin qendror të NVM-ve në ekonominë e BE-së.

Një nga objektivat kryesore të COSME-it është të sigurojë qasje më të madhe për financimin e NVM-ve në faza të ndryshme të ciklit të jetës së tyre: krijimi, zgjerimi ose transferimi i biznesit. Për të arritur këtë objektiv, BE do të mobilizojë hua dhe investime të kapitalit për NVM-të.