04.26.2023

Share:

 

Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk

Dritaret “Gratë në Biznes” dhe “ StartUp”  – dy skema të reja financiare nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore

Sot, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore lansoi dy  produkte të reja financiare dedikuar grave në biznes dhe ndërmarrjeve të reja -Startup-ëve.  Me këtë rast, FKGK dhe institucionet financiare të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore.

Sot, me datë 26 prill 2023, me rastin e shtatë-vjetorit të themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, u organizua një ceremoni modeste ku u nënshkruan marrëveshjet mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe institucioneve të regjistruara financiare, për dritaret e reja garantuese “Dritarja për Gratë në Biznes”  dhe “Dritarja për StartUp”.

Marrëveshjet u nënshkruan  nga Drejtori menaxhues i  FKGK-së, z. Besnik Berisha, dhe Znj. Mimoza Godanci-Aliu –Kryeshefe Ekzekutive –  Banka për Biznes

  1. Shpend Luzha, Kryeshef Ekzekutiv – Banka Ekonomike
  2. Albion Mulaku – Zëvendëskryeshef Ekzekutiv i Parë në BKT Kosova

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të: Qeverisë së Republikës së Kosovës; Bankës Qendrore të Kosovës; USAID-it; Ambasadës Suedeze në Kosovë; Shoqatës së Bankave; Donatorëve; Institucioneve të regjistruara financiare, si dhe shumë përfaqësues, partnerë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të FKGK-së.

Me këtë rast, Ministrja e Ministrisë për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, znj. Rozeta Hajdari, iu drejtua të pranishmëve duke e cilësuar ngjarjen e sotme të lansimit të dy skemave të reja garantuese të FKGK-së si shumë të dobishme për ekonominë e Kosovës.

Ju sjellim disa nga deklaratat e sotme nga folësit dhe nënshkruesit e marrëveshjeve.

GUVERNATORI – BASHKIM NURBOJA

“Me rastin e ceremonisë së lansimit të dy dritareve të reja garantuese për “gratë në biznes” dhe “start-up” nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, Guvernatori Nurboja theksoi se këto dy dritare të reja do të ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e bizneseve, duke kontribuar në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit.

Guvernatori i BQK-së z. Nurboja theksoi se dritarja e re garantuese për “gratë në biznes” është mundësi e mirë për promovimin e barazisë gjinore dhe beson se barazia e mundësive ekonomike për gratë dhe burrat është element kyç i ekonomisë moderne dhe mirë-funksionale të tregut, si dhe është thelbësore për rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu, rol të rëndësishëm në shkallën e ndërmjetësimit financiar do të luajë edhe dritarja për “start-up”, përmes të cilës do të përkrahen ndërmarrësit e rinj që kanë për qëllim të nisin realizimin e një modeli biznesi, produkti apo inovacioni, me potencial të shpejtë të rritjes dhe zgjerimit, theksoi ndër të tjera Guvernatori Nurboja”.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore –  Arta Hoxha, U.D. Kryesuese e Bordit, dhe Besnik Berisha, Drejtor Menaxhues

Sot, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore realizoi edhe një nga synimet e saja si institucion, që është të lehtësojë qasjen në financa për dy grupe shumë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës: Gratë në Biznes dhe Startup-ët.

Duke zgjeruar qasjen në financa për këto dy kategori që janë më pak të shërbyera, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, krahas mbështetjes në qasje në financa, do të ketë ndikim në avancimin e mundësive për këto dy kategori. Kjo iniciativë, përveç që do të ketë ndikim pozitiv ne mbështetjen e sektorit privat, ajo do të kontribuojë për një shoqëri më të barabartë dhe do të ndihmojë të fuqizojë rolin e gruas kosovare në shoqëri.

Deklarata e Kryeshefit Ekzekutiv të Bankës Ekonomike z. Shpend Luzha

“Është kënaqësi të njoftojmë se Banka Ekonomike ka arritur marrëveshje me Fondin Kosovar për Garanci Kreditorë në lidhje me lansimin e Dritares së Re për Gratë në Biznes dhe Start-up Bizneset. 

Kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes së grave në biznes dhe nxitjes së inovacionit dhe zhvillimit të start-up bizneseve. Me këtë marrëveshje, Banka Ekonomike do të ofrojë garanci kreditore për biznese të reja dhe bizneset që janë të themeluara ose të drejtuara nga gratë, duke u mundësuar atyre qasje në financa për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Banka Ekonomike do të vazhdojë të angazhohet në mbështetjen e komunitetit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe nxitjen e barazisë gjinore në fushën e biznesit, theksoi Shpend Luzha, Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike”.

Deklaratë nga Zëvendëskryeshefi Ekzekutiv i Parë në BKT Kosova

Albion Mulaku, Drejtues i Grupit të Bankingut të Bizneseve dhe Korporatave dhe Zëvendëskryeshef Ekzekutiv i Parë në BKT Kosova deklaroi se: “Jemi të lumtur që jemi duke e vazhduar partneritetin tonë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), kësaj radhe për t’i lansuar dy dritare të reja, ato për Startup-et dhe Gratë në Biznes. Kjo nismë do t’u ofroj këtyre bizneseve mbështetje të nevojshme financiare për t’i zhvilluar idetë e tyre inovative, zgjerimin e operacioneve të tyre dhe arritjen e potencialit të tyre të plotë. Këto dritare pasqyrojnë përkushtimin tonë për fuqizimin e grave në biznes dhe StartUp-et. Ne në BKT Kosova besojmë se duke investuar në bizneset e udhëhequra nga gratë dhe StartUp-et, do të nxisim edhe më tutje rritjen ekonomike dhe do të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.”

Deklaratë nga znj. Mimoza Godanci-Aliu, Kryeshefe Ekzekutive e BPB-së:

“Banka për Biznes, si një nga institucionet pioniere që ka bashkëpunuar me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, është e bindur që sot, përmes këtyre marrëveshjeve për dritare të reja, po vazhdon rrugën e përkrahjes edhe për dy kategori tejet të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë në vend.

Duke qenë të vetëdijshëm që gratë sipërmarrëse dhe themeluesit e startup-eve përballen me sfida në sigurimin e kolateralit të nevojshëm për qasje në financim, këto dritare janë jo vetëm të nevojshme por të domosdoshme për t’u siguruar këtyre dy kategorive mekanizëm për të kaluar këtë barrierë. Jemi të bindur që përmes tyre do të arrijmë ndikimin e dëshiruar, si në rritjen e konkurueshmërisë së bizneseve në pronësi të grave sipërmarrëse, ashtu edhe duke u dhënë jetë iniciativave dhe projekteve të reja të bizneseve start-up.”

A new financial window “EXPORT WINDOW” was launched

A new financial window “EXPORT WINDOW” was launched

Today, at the event organized by Kosovo Credit Guarantee Fund and USAID Kosovo Compete Activity, a new financial facility has been launched called “EXPORT WINDOW” Through the Export Window new guarantees can be issued to our partner financial institutions for the...

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk.  – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. - GO HEALTHY The road to Ferizaj is always pleasant, because each time we visit the area, something has changed: new businesses, new constructions, investments, creating the real impression that a lot’s of work is done here. This time we visited...