Organizimi, pedantëria dhe përkushtimi që Bekimi tregon nga një dashuri dhe respekt i thellë për natyrën ishte i vendosur ta kthente hobin e tij në një biznes të suksesshëm. Me një vizion në mendje, Bekimi vendosi të vazhdojë traditën familjare për bletari që jo vetëm do të kontribuonte në ekonominë lokale, por do të promovonte edhe ruajtjen e mjedisit.
Bekimi filloi udhëtimin e tij dhe misionin që të merrej me bletari qysh në vitin 1992 kur xhaxhai kishte filluar të merrej me bletë, dhe kur ia dhuroi Bekimit 4 kosheret që posedonte atëherë.
Këtë hobi e shndërroi në biznes por më tepër e ka shndërruar në një pasion të vërtetë. Duke e rritur numrin e koshereve në 700 sosh dhe në gjithsej duke ushqyer me kujdes gjatë sezonit veror numër shumë të madh bletësh, Bekimi ju ka kushtuar orë të panumërta dedikimi e pune bletëve dhe kjo u shpagua me rezultin që arriti, të prodhojë përveç mjaltës me cilësi të jashtëzakonshme edhe produkte tjera të bletëve si poleni, propolisi, qumështi i bletës e të tjera.
Kredia e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore u shfrytëzua për blerjen e koshereve të reja, 500 sosh, si rezervë për përgaditjet për dimër ashtu që pranvera e ardhshme ta gjej bletarinë Blenardi të përgaditur për sezonin e rradhës.
Në fshatin Rubofc dhe përreth të gjithë kanë dëgjuar për mjaltin e mrekullueshëm që kultivon Bekimi në plantacionin e tij. Nuancat unike të luleve, që i atribuohen diversitetit të pasur të luleve në fshatrat përreth mjalta u bë shumë e kërkuar, duke tërhequr jo vetëm klientët vendas, por edhe duke tërhequr vëmendjen nga entuziastët e mjaltës së mirë edhe jashtë vendit.
Angazhimi i Bekimit padyshim që është njëri ndër faktorët kyç në suksesin e tij. I angazhuar vetëm, ai kujdeset për të gjitha kosheret që posedon.
Sot, biznesi i bletarisë qëndron si një shembull i ndritshëm se si një përpjekje e vogël, e nxitur nga pasioni dhe dëshira për të bërë një ndryshim, mund të lulëzojë në një histori të jashtëzakonshme suksesi.
Përkushtimi i tij për mirëqenien e bletëve, fokusi i tij në praktikat e qëndrueshme jo vetëm që kanë krijuar një sipërmarrje të lulëzuar, por gjithashtu kanë nxitur një ndjenjë harmonie midis njerëzve dhe natyrës në fshatin e mrekullueshëm Rubofc.