05.14.2018

Share:

 

Prishtinë, 14 Maj 2018 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) sot nënshkroi marrëveshjen për rritje të limitit të garancisë me Bankën TEB.

TEB është ndër bankat e para e cila shfrytëzoi limitin e alokuar në tërësi. Përdorimi i kësaj linje të ofruar nga FKGK i mundësoi Bankës më shumë siguri kolaterali për kreditë e lëshuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) të cilat nuk do të kishin qenë të kualifikuara të marrin kredi pa këtë garanci kreditore, duke i’u mundësuar kështu qasje më të lehtë në financa ndërmarrjeve Kosovare.

Marrëveshja për limitin e ri synon të zgjerojë tutje kredidhënien për bizneset kosovare, të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës, rritjen ekonomike, si dhe në rritjen e mundësive për sektorë ekonomikë si gratë, pakicat, bujqit, ndërmarrësit dhe rininë.

Ne besojmë se rritja e limitit për TEB do të rritë më tej kontributin e Bankës drejt zhvillimit të portofolit të garancisë dhe arritjes së qëllimeve të marrëveshjes.

Shuma totale e kredive të miratuara nga të gjitha Bankat të cilat janë vënë nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë rreth 45 milionë euro të shpërndara në 1,212 kredi.

Cila është procedura për të përfituar nga garancitë?Bizneset aplikojnë për kredi në bankë si më parë, duke i kaluar të gjitha procedurat bankare. Nëse vlera e hipotekës/kolateralit të kredimarrësit të ardhshëm nuk është e mjaftueshme, banka mund të vendosë që ta kualifikojë biznesin dhe ta lëshojë atë kredi, duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së. Bizneset nuk mund të aplikojnë tek FKGK-ja që të marrin garancinë.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në zyrat e Fondit, në rrugën Anton Çetta nr. 5A, në Prishtinë.

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...