05.29.2023

Share:

 

Storie suksesi  – Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk

 

Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”.

Nga dashuria dhe respekti i thellë për natyrën, Bekimi vendosi ta kthente hobin e tij në një biznes të suksesshëm, me një organizim, rregullsi dhe përkushtim të duhur. Me një vizion në mendje, ai vendosi ta vazhdonte traditën familjare për bletari që, jo vetëm do të kontribuonte në ekonominë lokale, por do të promovonte edhe ruajtjen e mjedisit.

Bekimi filloi që të merrej me bletari qysh në vitin 1992. Në atë kohë, fillimisht xhaxhai i tij kishte filluar të merrej me bletë, i cili ia dhuroi Bekimit katër kosheret që posedonte.

Këtë hobi e shndërroi në biznes, por më tepër në një pasion të vërtetë. Ai e rriti numrin e koshereve në 700 sosh. Duke ushqyer me kujdes gjatë sezonit veror numër shumë të madh bletësh, Bekimi u ka kushtuar orë të panumërta dedikimi e pune atyre, dhe kjo u shpagua me rezultin që arriti:  të prodhojë përveç mjaltës me cilësi të jashtëzakonshme edhe produkte të tjera të bletëve, si: poleni, propolisi, qumështi i bletës e të tjera.

Kredia e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore u shfrytëzua për blerjen e koshereve të reja, 500 sosh, si rezervë për përgatitjet për dimër, ashtu që pranvera e ardhshme ta gjejë bletarinë “Blenardi” të përgatitur për sezonin e radhës.

Në fshatin Rubofc dhe përreth, të gjithë kanë dëgjuar për mjaltin e mrekullueshëm që kultivon Bekimi në plantacionin e vet. Nuancat unike të luleve, që i atribuohen diversitetit të pasur të luleve në gjenden në atë territor, bëri që mjaltin ta kërkojnë jo vetëm klientët vendas, por edhe jashtë vendit, entuziastë të mjaltit të cilësor.

Angazhimi i Bekimit padyshim që është njëri ndër faktorët kryesorë në suksesin e tij. I angazhuar vetëm, ai kujdeset për të gjitha kosheret që zotëron.

Sot, biznesi i bletarisë është një shembull i ndritshëm, se si një përpjekje e vogël, e nxitur nga pasioni dhe dëshira për të bërë një ndryshim, mund të lulëzojë në një histori të jashtëzakonshme suksesi.

Përkushtimi i tij për mirëqenien e bletëve, fokusi i tij në praktikat e qëndrueshme jo vetëm që kanë krijuar një sipërmarrje të lulëzuar, por gjithashtu kanë nxitur një ndjenjë harmonie midis njerëzve dhe natyrës në fshatin e mrekullueshëm Rubofc.

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua dritarja e re financiare e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity   Sot, në ngjarjen e organizuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity, u lansua një dritare e re për lehtësim financiar...