Sistemi i Menaxhimit Mjedisor e Social i FKGK-së

 

Çka është SMMS?

Sistemi i Menaxhimit Mjedisor dhe Social është cikli i vazhdueshëm i aktiviteteve të planifikimit, aplikimit, rishikimit dhe veprimeve që ndërmerr një institucion për të përmbushur detyrimet mjedisore. Në përputhje me përpjekjet tona institucionale për të kontribuar në zhvillimin ekonomik me përgjegjësi të plotë për mjedisin dhe shoqërinë, FKGK ka hartuar dhe po zbaton aktualisht Sistemin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (SMMS).

Kur bëhet fjalë për përfitimet mjedisore, FKGK po përpiqet të sigurojë që kreditë e garantuara t’i nënshtrohen kontrollit mjedisor dhe kujdesit të duhur. Për të arritur këtë qëllim, FKGK së bashku me Grupin e Bankës Botërore kanë hartuar SMMS për bankat që nuk kishin SMMS-në më parë. SMMS do të ndihmojë Bankat të identifikojnë dhe vlerësojnë ndikimet mjedisore dhe sociale para fazës së fillimit të projektit. Duke zbatuar këto hapa, Bankat do të monitorojnë dhe zbutin ndikimet e pafavorshme mjedisore të projekteve të financuara.

Cilat janë komponentet kryesore të SMMS?

Politika mjedisore dhe sociale

Politika mjedisore dhe sociale paraqet vizionin dhe misionin e FKGK-së në lidhje me mjedisin, shoqërinë dhe kontributet në zhvillimin e qëndrueshëm. FKGK njeh rëndësinë e menaxhimit të riskut mjedisor dhe social. Në këtë drejtim, FKGK është e përkushtuar në identifikimin dhe adresimin e të gjitha risqeve mjedisore dhe sociale që lidhen me aktivitetet e veta garantuese. Politika përshkruan parimet dhe rregullat udhëzuese që duhet të jenë pjesë e praktikës më të mirë të menaxhimit të riskut mjedisor dhe social të garancisë ku FKGK mbart pjesën më të madhe të riskut.

Kategorizimi mjedisor

FKGK analizon planin investiv të NMVM-ve për kategorizim mjedisor dhe social të garancisë. Në bazë të planit investiv, vlerësohet ndikimi mjedisor dhe social. FKGK monitoron garancitë të klasifikuara me ndikime të mesme dhe të larta, si dhe udhëzon që të ndërmerren masa mbrojtëse për zvogelim të ndikimit mjedisor dhe social. Në kuadër të Politikës mjedisore dhe sociale ne bazohemi në listën e sektorëve të kufizuar dhe ndaluar, që janë përcaktuar nga donatorët dhe partnerët.

Trajnimi i IRF-ve

Deri më tani, janë trajnuar 1500 zyrtarë të Institucioneve të Regjistruara Financiare.

Çka është bërë lidhur me SMMS?

  • Implementimi i plotë i Politikes Mjedisore dhe Sociale
  • Përgatitja e udhëzuesit për kategorizim mjedisor dhe social
  • Trajnime për IRF-të

 

POLITIKA E MENAXHIMIT MJEDISOR DHE SOCIAL