03.09.2022

Share:

 

Sot, në ambientet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), u nënshkrua Marrëveshja e Garancisë me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK).

Kjo marrëveshje u nënshkrua për garantimin e kredive bujqësore brenda Dritares Agro të FKGK-së.
Kjo ngjarje shënon më tutje zgjerimin e marrëveshjeve që FKGK realizon me Institucionet Mikrofinanciare duke ofruar garanci për kredi bujqësore për fermerët dhe agrobizneset vendore.

Z. Vahdet Anadolli, Drejtor Ekzekutiv në AFK, theksoi që nënshkrimi i marrëveshjes së Institucioneve Mikrofinanciare me FKGK-në do të jetë shtytëse e madhe në rritjen e kreditimit dhe një hap domethënës drejt rritjes së përfshirjes financiare në Kosovë.
Gjithashtu, theksoi që është shumë mirë që AFK është përfshirë në rrethin e katër institucioneve mikrofinanciare që kanë marrëveshje me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore.

Znj. Bahrije Dibra, Kordinatore e Lartë për Sektorin e Financave dhe Energjisw -KfW theksoi që ky është një hap i rëndësishëm për FKGK-në meqë tani kemi marrëveshje me katër institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Kosovë, e që shenon arritjen e synimit tonë. Këto marrëveshje shpresojmë që do të lehtësojnë kredi dhënien dhe do të ndikojnë dukshëm në krijimin e kushteve sa më të mira për financimin e Agro bizneseve dhe të lehtësojnë qasjen në financa për këtë kategori.

Dritarja Agro është skemë garantuese që operon në kuadër të FKGK-së me qëllim të mbështetjes së fermerëve dhe agrobizneseve duke garantuar kreditë për këtë sektor.
Deri më tani janë garantuar rreth 33.6 milion euro – kredi bujqësore dhe janë rreth 11.4 milion euro garanci aktive në këtë sektor.

Kapitali i përgjithshëm i Dritares Agro është në vlerë totale prej 11.5 milion euro që është financuar plotësisht nga Qeveria Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW.

Nga Startup në Biznes Global!

Nga Startup në Biznes Global!

Rrugëtimi i kompanisë të prodhimeve të plastikës "Scampa"     Në zemër të Parkut Industrial në Drenas, një biznes tanimë i konsoliduar ishte shfaqur në vitin 2006 si biznes fillestar me ëndrra të mëdha. Nga një ndërmarrje modeste, shumë shpejt dhe bindshëm u...

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet marrëveshja e garancisë mes FKGK dhe Sida   Sot, FKGK dhe Sida – përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë nënshkruan marrëveshjen e garancisë në vlerë 14,9 milionë euro. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Republikës së...

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....