FONDACIONI I MILENIUMIT I KOSOVËS dhe

KORPORATA E SFIDAVE TË MIJËVJEÇARIT

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) i mbështetur nga Korporata e Sifidave të Mileniumnit (MCC) ka nënshkruar Marrëveshjen për Zbatim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, për ngritjen e ekspertizës dhe krijimin e Dritares për Garanci të Kredidhënies për Projekte dhe për Energji të Ripërtëritshme. 

Marrëveshja shënon një hap drejt një zhvillimi të rëndësishëm duke synuar rritjen e kreditimit dhe investimeve në sektorin e energjisë solare e me këtë mbështetjen e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë e cila do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe do të ndikojë në përmirësimin e ambientit në Kosovë.