DRITARJA E EKSPORTIT

E hapur për përparimin e biznesit tuaj!

Mundësitë e zhvillimit ekonomik përmes eksportit janë të shumta dhe Kosova përgjatë viteve ka treguar që ka potencial për të eksportuar produkte dhe shërbime me konkurrueshmëri të lartë.

Përmes Dritares së Eksportit të ofruar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, në partneritet me bankat e vendit tonë, bizneseve që merren me eksport do t’ju ofrohet një mundësi e re.
Dritarja e Eksportit është skemë garantuese e ofruar nga FKGK që i mundëson bizneseve  qasje në kredi përmes ndarjes së rrezikut me IRF-të partnere.

Për të kuptuar më shumë se si mund të përfitoni nga Dritarja e Eksportit, kontaktoni bankën tuaj.

NDËRMJETËSUESIT 

Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së janë listuar në vijim:

*Banka Ekonomike Sh.A.  *Banka Kombëtare Tregtare  *Banka për Biznes Sh.A.  * NLB Banka Sh.A.  *ProCredit Bank Kosovo J.S.C.  *Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C. *TEB Bank   *Raiffeisen Leasing Kosovë.

CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:

  • NMVM  në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni.
  • NMVM  që  posedon regjistrim të biznesit.
  • NMVM duhet të jetë në pronësi  të paktën  të një  banori të përhershëm  të  Kosovës.
  • NMVM  me  më pak se 250 punonjës.
  • NMVM që i takon sektorit të prodhimtarisë dhe shërbimeve.
  • NMVMM që e ka të miratuar një Sistem të Menaxhimit Mjedisor dhe Social sipas Standardeve të IFC/Bankës Botërore,  sistem ky që do të sigurojë që kreditë të plotësojnë kriteret mjedisore.

CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA E EKSPORTIT? 

Bizneset që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares së Eksportit:

  • Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 euro (për lizing shuma maksimale është 1,000,000 euro).
  • Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është 5,000,000 euro ( për Sida rigaranci* është 7,000,000 euro).
  • Shuma maksimale e garancisë është 500,000 euro ( për Sida rigaranci* është 1,000,000 euro).
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 120 muaj (për lizing maturiteti maksimal është 84 muaj).
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në  50% të kryegjësë së kredisë por jo më shumë se 500,000 euro.
  • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 100%
  • Tipi i garancisë:  Revolvues

CILAT JANË PËRFITIMET?

Për NMVM-të

  •  Rritje e qasjes në financa.
  •  Kushte më të favorshme të kredidhënies.
  •  Potencialisht norma preferenciale të interest.
  •  Reduktim i kolateralit.
  •  Kohë më e shpejtë e procesimit të kërkesës për kredi.
  • Qëndrueshmëri e biznesit.

Për Institucionet e Regjistruara Financiare 

  • Lirimi i kapitalit.
  • Vazhdimësi e skemës garantuese bazuar në kapitalin e ri të siguruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (QRK).
  • Ulje e kostos së rrezikut.
  • Mbulimi i humbjeve në tërësi.
  • Ulje e rrezikut kreditor.
  • Rritja e shumës maksimale të garancisë.
  • Kushte më të favorshme të garancisë kreditore.
  • Rritje e portofolit kreditor.
  • Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera.

    CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?  

    • Huamarrësi potencial (NMVM) nuk aplikon për garanci por aplikon për kredi në njërin nga Institucionet e Regjistruara Financiare (shih pikën Ndërmjetësuesit) .
    • Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni i Regjistruar Financiar përkatës do ta vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.

     

    *Sida dhe FKGK kanë nënshkruar marrëveshje të rigarancisë për dritaret: Eksport, GROW dhe Gratë në Biznes