DRITARJA STANDARDE
Dritarja Standarde ka për qëllim që të mbështes qasjen në financa për të gjithë sektorët, të cilët kanë një pjesë të konsiderueshme në ekonominë e vendit dhe që janë të synuara nga institucionet partnere të FKGK-së.
Duke qenë që eksporti është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit, FKGK ka për qëllim që përmes kësaj dritareje po ashtu të stimulojë këtë segment pavarësisht nivelit të eksporteve që një ndërmarrje mund të ketë, përmes ofrimit të garancive kreditore me tarifa preferenciale.
NDËRMJETËSUESIT
Institucionet e regjistruara financiare të FKGK-së janë:
Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., NLB Banka Sh.A., ProCredit Bank Kosovo J.S.C., Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.; TEB Sh.A dhe Raiffeisen Leasing Kosovë
CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?
Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:
- NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni
- NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit
- NMVM të jetë në pronësi të paktën i një banori të përhershëm të Kosovës
- NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA STANDARDE?
Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares Standarde:
- Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 EUR (për lizing shuma maksimale është 1,000,000EUR)
- Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është 5,000,000 EUR
- Shuma maksimale e garancisë është 500,000 EUR
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 120 muaj (për lizing maturiteti maksimal është 84 muaj)
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 50% të kryegjësë së kredisë por jo më shumë se 500,000 EUR
- Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 100%
- Tipi i garancisë: Revolvues
CILAT JANË PËRFITIMET?
Për NMVM-të
- Rritje e qasjes në financa
- Kushte më të favorshme për ndërmarrjet eksportuese
- Potencialisht norma preferenciale të interest
- Reduktim i kolateralit
- Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi
- Qëndrueshmëri e biznesit
Për Institucionet e Regjistruara Financiare
- Vazhdimësi e skemës garantuese bazuar në kapitalin e ri të siguruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (QRK)
- Ulje e kostos së rrezikut
- Lirimi i kapitalit
- Mbulimi i humbjeve në tërësi
- Ulje e rrezikut kreditor
- Rritja e shumës maksimale të garancisë
- Kushte më të favorshme për ndërmarrjet eksportuese
- Rritje e portofolit kreditor
- Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera
CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?
- Huamarrësi potencial (NMVM) nuk aplikon për garanci por aplikon për kredi në njërin nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së (shih paragrafin Ndërmjetësuesit)
- Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së