Dritarja Agro ofron garanci për institucionet e regjistruara financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në sektorin Agro për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), qofshin ato të regjistruara në ARBK apo edhe fermerë që posedojnë Certifikatë të Fermerit dhe NIF (Numër Identifikues të Fermës).
Duke u fokusuar në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit ne ndikojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, gjë që ndikon drejtpërdrejt edhe në punësimin më të madh në këtë sektor dhe në zëvendësimin e importit të produkteve ushqimore.
Duke qenë se eksporti është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit, FKGK ka për qëllim që përmes kësaj dritareje po ashtu të stimulojë këtë segment pavarësisht nivelit të eksporteve që një agrobiznes mund të ketë, përmes ofrimit të garancive kreditore me tarifa preferenciale për këto ndërmarrje eksportuese.
NDËRMJETËSUESIT
Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së janë bankat, institucionet mikrofinanciare dhe lizingu të listuara në vijim:
Bankat komerciale:
Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., NLB Banka Sh.A., ProCredit Bank Kosovo J.S.C., Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C. TEB Sh.A.
Institucionet mikrofinanciare:
Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), FINCA Kosovo, KEP Trust dhe Kreditimi Rural i Kosovës (KRK)
Institucionet financiare jobankare/ Lizing:
Raiffeisen Leasing
SPECIFIKAT E GARANTIMIT
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 60% të kryegjësë së kredisë bujqësore, për garancitë deri në EUR 50,000, apo deri në 50% për garancitë mbi EUR 50,000. Garancioni mund të jetë edhe me përqindje më të ulët
- Garancitë do të ofrohen për bizneset e regjistruara në ARBK apo për fermerët që posedojnë Certifikatë të Fermerit dhe NIF (Numër Identifikues të Fermës)
- Garancitë do të ofrohen edhe për projektet investuese në sektorin e agros
- Shuma minimale e agro kredisë është EUR 3,000
- Shuma maksimale e agro kredisë është EUR 3,000,000
- Ekspozimi maksimal i garancisë që FKGK mund t’i ofrojë huamarrësit ose grupit të ndërlidhur të huamarrësit do të jetë EUR 500,000, ndërsa madhësia maksimale e ekspozimit kreditorë do të jetë EUR 5,000,000
- Afati maksimal i kthimit të agro kredisë së garantuar do të jetë 120 muaj
- Garantohen me kushte të volitshme të gjitha agro kreditë që kapital pune, mjete fikse apo investime kapitale
- Tipi i garancisë është revolvues
- Periudha e përfshirjes është dy vite (deri në tetor 2024)
CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?
- Huamarrësi potencial (agrobiznesi i regjistruar në ARBK apo fermeri me NIF) nuk aplikon për garanci në FKGK, por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së
- Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së