
Besnik Berisha
Drejtor Menaxhues
Besniku ka më shumë se 15 vjet experiencë pune në sektorin bankar në Kosovë dhe Shqipëri. Gjatë përvojës së tij profesionale në bankë, ai ka punuar në pozita të ndryshme menaxheriale, kryesisht duke u përqendruar në zhvillimin e biznesit bankar në sektorin e NVM-ve. Pozitat e fundit përfshijnë anëtar i bordit drejtues, përgjegjës për zhvillimin e biznesit në ProCredit Bank në Kosovë dhe më vonë në ProCredit Bank Shqipëri. Besniku është ekspert në veprimtarinë bankare dhe ka përvojë të gjërë lidhur me NVM-të, sfidat dhe mundësitë që këto struktura të biznesit po përballen në treg.
Në FKGK Besniku është Drejtor Menaxhes si dhe Anëtar i Bordit sipas detyrës zyrtare. Besniku ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa, mban titull master në Administrim Biznesi – Menaxhimi Financiar në Universitetin e Lubjanës. Përveç kësaj, në korrik të vitit 2011 ai u diplomua në Akademinë ProCredit në Furth, Gjermani.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 207

Agnesa Broqi
Specialiste për Menaxhim Financiar
Agnesa ka përvojë disavjeçare në auditim, konsulencë dhe raportim financiar. Ka përfunduar studimet master për auditim në Universitetin e Maastricht në Holandë dhe studimet bachelor në Universitetin Staffordshire në Britani të Madhe.
I pëlqen shumë të merret me planifikim dhe raportim financiar. Në FKGK është angazhuar në kuadër të projektit të Bankës Botërore (International Development Association) për financim të fuqizimit të sektorit financiar në Kosovë, në cilësinë e specialistes për menaxhim financiar.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 217

Alban Kastrati
Menaxher i Lartë i Riskut
Albani ka më shumë se 11 vjet përvojë në sektorin bankar. Ai ka shërbyer në pozita të ndryshme menaxheriale si Menaxher i Alokimit të Kredive Biznesore, Zëvendës Drejtor i Departamentit Komercial dhe Korporatave dhe Koordinator i Kredive.
Në FKGK Albani është përgjegjës për riskun kreditor dhe operacional. Albani është ekonomist me profesion me titull në Banka e Financa i diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, si dhe ka ndjekur studimet në shkallën Master në fushën e Administrimit të Biznesit në Universitetin e Lubljanës.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 204

Albulena Lubishtani
Specialiste për Monitorim dhe Vlerësim
Albulena është ekonomiste me përvojë disavjeçare. Ajo ka mbaruar PhD në lëminë Ekonomiks në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar dhe posedon njohuri të gjera për metodologjitë e evaluimit.
Albulena është entuziaste pas modelimit ekonometrik dhe analizës së të dhënave. Interesi i saj varion nga ekonomia e punës, sektori financiar, ekonomia gjinore dhe arsimi.
Gjatë punës së saj, ka aplikuar metodologji të ndryshme tw evaluaimit. Ajo gjithashtu ka më shumë se dhjetë vjet përvojë në mësimdhënie të lëndëve në drejtimin ekonomi.
Në FKGK, Albulena është e angazhuar si konsulente/specialiste në Monitorim dhe Vlerësim në kuadër të projektit të Bankës Botërore.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 216

Anita Toçi
Specialiste për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun
Anita, ka përvojë të gjatë pune në media – në grupin medial Koha, në sektorin bankar – Raiffeisen Bank, si dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare. Përvoja e saj e punës përfshinë lëminë e marketingut dhe komunikimit. Gjithashtu, ka qenë e angazhuar si ligjeruese e lëndës “Parimet e reklamimit” në RIT Kosova. E diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në degën e Matematikës; si dhe ka mbaruar MBA në Bled të Sllovenisë.
Në FKGK, Anita është e angazhuar si specialiste për marketing dhe komunikim në kuadër të projektit të Bankës Botërore.
+383 38 225 600 ext. 203

Blert Gjinolli
Ekspert Mjedisor dhe Social
Blerti ka përvojë disa vjeçare në sektorin e mjedisit dhe energjisë së ripërtrishme. Ai ka qenë i angazhuar si ekspert mjedisor dhe social për hartimin dhe draftimin e Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social si dhe për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis sipas politikave të Bankës Botërore. Ai poashtu ka bërë mbikëqyrje dhe menaxhim të projekteve të energjisë solare.
Në FKGK, Blerti është përgjegjës për implementimin e Sistemit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social. Ai është Inxhinier i Mjedisit me profesion dhe ka përfunduar studimet Master në Universitetin e Talinit në Estoni.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 206

Burbuqe Guri
Specialiste e Kontrollit
Burbuqja ka përvojë të gjatë në sektorin bankar. Ka shërbyer në ProCredit Bank në Departamentin e Kredive dhe Përkrahjes së Biznesit kryesisht në fushën e administrimit të kredive. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Banka dhe Financa, ndërsa vazhdon studimet në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës.
Në FKGK Burbuqja është përgjegjëse për kontrollin e Portofolit Garantues.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 216

Kastriot Këpuska
Agro Ekspert
Kastrioti ka më shumë se 13 vite përvojë në sektorin bankar. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në zhvillimin e portofolios së agrobizneseve në ProCredit Bankë dhe së fundi në TEB Bankë, ku ka themeluar me sukses Departamentin e Agrobizneseve si dhe ka ndihmuar në krijimin e produkteve unike dhe të dizajnuara enkas për fermerë. Para sektorit bankar, ai ka përvojë edhe në organizata të huaja ku ka ndihmuar në konsolidimin e sektorit të përpunimit të qumështit. Po ashtu ai ka pervojë edhe në ligjërimin e lëndës së Politikave të Përbashkëta Bujqësore të Bashkimit Evropian.
Në FKGK Kastrioti është përgjegjës për implementimin e Agro Dritares, projekt i mbështetur nga Qeveria Gjermane, me ndërmjetësim të Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW. Kastrioti është mjek veterinar me profesion dhe ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë Veterinare pranë Univerzitetit Bujqësor në Tiranë. Ai mban titullin Master i Shkencave pranë të njejtit Univerzitet dhe i ka ndjekur studimet në shkallën Master për Integrime Ekonomike Evropiane në Kosovë.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 203

Nora Arifi
Menaxhere e Lartë e Portofolit
Nora ka më shumë se 14 vite përvoje në sektorin bankar në Kosovë duke shërbyer kryesisht në pozita menaxhuese si Shefe e Menaxhimit të Produkteve, Shefe e Departamentit të Bizneseve të Vogla dhe Bujqësore, si dhe Menaxhere e Degës. Ajo ka qenë e angazhuar në shumë fusha të ndërlidhura me zhvillimin e biznesit bankar, siç është përgatitja e Strategjisë së Biznesit, Politikave e Procedurave të Riskut Kreditor, duke kontribuar në themelimin e Njësisë Mjedisore në bankën e saj, si dhe çështje të tjera të resurseve njerëzore, siç është rekrutimi dhe trajnimi i personelit. Ajo gjithashtu ka qenë e angazhuar si ligjëruese në Qendrën e Trajnimeve ProCredit, Akademinë Rajonale në Veles, si dhe ProCredit Holding në Frankfurt.
Në FKGK Nora është përgjegjëse për zhvillimin e portofolit të garancisë si dhe zhvillimin e marrëdhënieve me palët relevante. Nora është ekonomiste me profesion, me titull në Menaxhim e Informatikë, si dhe ka ndjekur studimet në shkallën Master në fushën e Menaxhimit të Përgjithshëm Ndërkombëtar.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 206

Verë Kadriu
Zyrtare për Administrate dhe Përkthime
Vera është Asistente për administratë dhe përkthime, me përvoje 5 vjeçare në sektorin privat dhe atë të pavarur. Ajo ka shërbyer si Menaxhere për Kujdes ndaj Klientit në kompaninë private të marketingut Advertising Studio D-Line, kurse para kësaj si Asistente e sektorit të veshmbathjes në projektin EMPOWER Private Sector/ USAID.
Në FKGK, Vera është përgjegjëse për ekzekutimin e punëve administrative rreth zyrës, asistimin në organizimin e ngjarjeve si dhe në asistimin e përkthimeve të dokumentacionit të brendshëm. Vera mban titullin Bachelor në Marketing, nga Universiteti i Prishtinës.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 200

Vilson Ukaj
Specialist i Lartë Ligjor
Vilsoni ka më shumë se 13 vite eksperiencë pune në legjislacion në fushën e financave publike dhe sistemit financiar. Gjatë përvojës profesionale në Kuvend e Republikës së Kosovës, ai ka mbështetur punën e Komisionit për Buxhet dhe Financa, me analiza teknike dhe këshilla ligjore në procesin e shqyrtimit të ligjeve vjetore të buxhetit të republikës së Kosovës, marrëveshjeve ndërkombëtare financiare, legjislacionit që rregullojnë fushën e sistemit fiskal, sistemit bankar, pensional, atë të sigurimeve, dhe ligjeve tjera që janë miratuar në Kuvend, në aspekt të vlerësimit të ndikimit të tyre buxhetor dhe financiar.
Në FKGK, Vilsoni është përgjegjës për të gjitha aspektet ligjore të FKGK-së. Ai shërben si zyrtar i pajtueshmërisë, dhe gjithashtu si Sekretar i Bordit të Drejtorëve dhe Komiteteve të Bordit. Vilsoni ka diplomë Baçelor i Drejtësisë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai ka përfunduar studimet në shkallën Master në fushën e Shkencave Juridike-Financiare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinë, dhe ka ndjekur një Master të dytë në fushën e Menaxhimit Publik në Universitetin “Herite School of Governance” në Berlin, Gjermani.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 202

Vjosa Kelmendi
Menaxhere e Lartë e Financave dhe Administratës
Vjosa ka shumë vite përvojë në sektorin bankar, ku ka zhvilluar përvojë të gjerë në banka, financa e kontabilitet.
Në FKGK përgjegjësitë e saj përfshijnë hartimin e procedurave të kontabilitetit financiar në lidhje me formimin dhe zhvillimin e FKGK-së si dhe menaxhimi financiar poashtu dhe administrativ i institucionit. Ajo ka diplomë Bachelor në Banka e Financa, si dhe diplomë Master në Financa e Kontabilitet.
[email protected]
+383 38 225 600 ext. 208