PAKO E RIMËKËMBJES EKONOMIKE

PAKO E RIMËKËMBJES EKONOMIKE 

Si në çdo vend në botë ashtu edhe në vendin tonë, pandemia COVID-19  ka shënuar ndikim negativ në ekonominë e vendit duke shkaktuar rënie të likuiditetit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla, dhe të Mesme (NMVM)  pavarësisht aktivitetit. Natyrisht, kjo së pari ka prekur aktivitetet të cilat për shkak të pandemisë janë detyruar të punojnë me kapacitet të zvogëluar apo të mbyllen në tërësi. 

Si përgjigje ndaj situatës pandemike nga COVID-19, Qeveria e Kosovës (QK) ka miratuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike , një ndër masat e së cilës është sigurimi i likuiditetit financiar përmes skemës garantuese të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK). 

Një masë e tillë do të luajë një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit tonë. 

Kthimi i konfidencës në sektorin bankar me qëllim të evitimit të ngërçit kreditor që më pastaj do të sillte mungesën e likuditetit në treg është identifikuar si njëra nga frontet që FKGK do të duhej të luftonte, gjatë dhe pas krizës COVID. 

 

QËLLIMI I DRITAREVE TË PAKOS SË RIMËKËMBJES 

  • Qasja  financa për ndërmarrjet e ndikuara nga kriza si dhe ndërmarrjet me rëndesi strategjike për ekonomine e Republikës  Kosoves; 
  • Rritja e likuiditetit për NMVM-të.  

PËRFITUESIT PËRFUNDIMTAR

Adresimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike bëhet përmes krijimt të dritareve garntuese për sektorë dhe segmente të caktuara të ndikuara nga kriza e shkaktar nga COVID-19 

Dritaret garantuese brenda kësaj Pakoje pritet të mbështesin qasjen në financa për NMVM-të të ndërlidhura me: 

  1. Prodhimin 
  2. Agrobizneset 
  3. Shërbimin 
  4. Tregtinë 
  5. Gratë në biznes 
  6. Start up 

Dritarja Start-Up

QËLLIMI I DRITARES START UP

  • Qasja në financa për ndërmarrjet e reja startup.
  • Vazhdimësi e investimeve;
  • Kontinuitet i biznesit;
  • Rritje e likuiditetit për NMVM-të e targetuara.

NDËRMJETËSUESIT

Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., NLB Banka Sh.A., ProCredit Bank Kosovo J.S.C., TEB Bank Sh.A..

 

CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:

  • Ndërmarrjet mikro, të vogla, dhe të mesme në pronësi private të angazhuar kryesisht në aktivitetet / sektorët ekonomikë që kërkojnë njohuri themelore*
  • Përvojë maksimale deri 12 muaj nga hapja e biznesit
  • Bizneset e regjistruara në ARBK

 

* Njohuritë themelore i referohen aftësive që krijohen përmes një arsimimi, trajnimi ose përvojës së mëparshme të punës.

 

KARAKTERISTIKAT, CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA STARTUP?

Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e dritares start up:

  • Shuma maksimale e kredisë është 50,000 EUR;
  • Shuma maksimale e garancisë është 40,000;
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 60 muaj;
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.
  • Garancia ofrohet për kredi biznesi.

 

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 80% të kryegjësë së kredisë;
  • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 50%;
  • Tipi i garancisë: Një shfrytëzim;
  • Periudha e përfshirjes: Deri 31 dhjetor 2021

 

CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?

Huamarrësi potencial (NMVM) nuk aplikon për garanci por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet Partnere Financiare (shih përgjigjen në pikën Ndërmjetësuesit) të FKGK-së.

Institucioni Partner Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë vet Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.

NDËRMJETËSUESIT 

Institucionet Partnere Financiare  FKGK- siq janë: Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., NLB Banka Sh.A., ProCredit Bank Kosovo J.S.C., Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.,TEB Sh.A., dhe Raiffeisen Leasing Kosovë.  

Për  shumë: https://fondikgk.org/institucionet-financiare-partnere/ 

CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN? 

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim: 

  • NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni; 
  • NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë; 
  • Fermerët me Numër Identifikues  Farmerit; 
  • Një huamarrës i kualifikuar duhet  jetë  paktën pesëdhjetë për qind (50%)  pronësi  qytetarëve privatë ose banorëve  përhershëm  Kosovës; 
  • NMVM  kanë  pak se 250 punonjës; 
  • NMVM-të që kanë dëshmuar historië pozitive kreditore (Klasifikimi – Standard A);  
  • NMVM-  kanë pasur perfomancë  mirë financiare para pandemisë. 

 

KARAKTERISTIKAT, CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA PRE? 

Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e PRE-së: 

  • Shuma maksimale e kredisë është 1,000,000 EUR; 
  • Shuma maksimale e garancisë është 250,000 EUR – 500,000EUR*; 
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 84 muaj; 
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues. 

* shuma maksimale e garancisë për sektorin e prodhimit është deri në 500,000EUR 

 

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË? 

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 80% të kryegjësë së kredisë. Rritja e përqindjes së garancisë nga 50% në 80%; 
  • Kufiri maksimal i humbjes do  jetë 30%; 
  • Tipi i garancisëNjë shfrytëzim; 
  • Periudha e përfshirjes: Një vit (deri 31 dhjetor 2021) 

 

CILAT JANË PËRFITIMET? 

Për NMVM-të 

  • Rritje e qasjes  financa 
  • Potencialisht norma preferenciale  interesit 
  • Reduktim i kolateralit 
  • Kohë  e shpejtë e përpunimit  kërkesave për kredi 
  • Qëndrueshmëri e biznesit-mundësi e dyte 

Për Institucionet Partnere Financiare 

  • Ulje e rrezikut kreditor 
  • Ulje e kostos së rrezikut 
  • Lirim i kapitalit 
  • Rritje e portofolios kreditore 

 

CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?

Huamarrësi potencial (NMVM) nuk aplikon për garanci por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet Partnere Financiare ( shih përgjigjen në pikën Ndërmjetësuesit) të FKGK-së.  

Institucioni Partner Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë vet Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së. 

PYETJET MË TË SHPESHTA 

Duke pasur parasysh numrin e madh të pyetjeve që mund të kemi, ne kemi përpiluar një listë të pyetjeve të zakonshme që mund t’i gjeni këtu https://fondikgk.org/pyetje-te-shpeshta/ 

LIGJI  07_L-016 PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE – COVID -19

Ligjin e aprovuar mund ta gjeni duke klikuar në këtë vegëz: Ligji 07_L-016 për Rimëkembjen Ekonomike – COVID-19 

    REZULTATET DERI MË 31 GUSHT 2021

    Dritaret në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) Numër Vlera e  Kredisë Vlera e Garancisë Vlera mesatare e kredisë Vlera mesatare e garancisë
    Gjithsej PRE 1,208 61,318,321 43,644,876 50,760 36,130
    Dritarja e Grave në Biznes 168 6,843,340 5,080,422 40,734 30,241
    Dritarja e Bujqësisë 112 4,854,600 3,554,830 43,345 31,740
    Dritarja e Prodhimit 217 15,518,225 11,038,990 71,513 50,871
    Dritarja e Shërbimeve 333 14,126,520 9,816,555 42,422 29,479
    Dritarja e Tregtisë 376 19,944,636 14,129,279 53,044 37,578
    Dritarja Startup 2 31,000 24,800 15,500 12,400