DRITARJA GRATË NË BIZNES

Dritarja për Gratë në Biznes ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse si dhe avancimin e njohurive financiare. Përmes kësaj mbështetje,  pritet që të ndikojmë në sigurinë  dhe fuqizimin financiar  të grave ndërmarrëse. 

Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket rrezikut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut. Përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

E veçanta e kësaj dritare është se, përveç komponentit financiar, do të ofrojë edhe komponentin jofinanciar ose programin e asistencës teknike për gratë në biznes të cilat do të mbështeten në aspektin e:

  • Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi).
  • Rrjetëzimit, si dhe
  • Mentorimit.

 NDËRMJETËSUESIT 

*Banka Ekonomike Sh.A.   *Banka Kombëtare Tregtare   *Banka për Biznes Sh.A.    *NLB Bank    * ProCredit Bank Kosovo J.S.C    *TEB Sh.A.   * Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN? 

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto:

  • NMVM në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni.
  • NMVM në pronësi ose në bashkëpronësi nga së paku një grua ose të udhëhiqet nga të paktën një grua në një pozicion ekzekutiv.
  • NMVM që  posedon regjistrim të biznesit.
  • Huamarrës/biznes i  kualifikuar duhet të jetë të paktën në pronësi të një qytetareje  banore të përhershme të Kosovës.
  • NMVM  me më pak se 250  punonjës.

 CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA PËR GRATË NË BIZNES? 

Kreditë e kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares për Gratë në Biznes:

  • Shuma minimale e kredisë është  3,000 euro.
  • Shuma maksimale e kredisë është 50,000 euro. 
  • Shuma maksimale e garancisë është 35,000 euro. 
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 84 muaj,
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.

   CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË? 

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 70% të kryegjësë së kredisë,
  • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë  30%,
  • Tipi i garancisë: Revolvues.

  CILAT JANË PËRFITIMET? 

Për NMVM-të  

  • Rritje e qasjes në financa,
  • Kushte më të favorshme për gratë në biznes,
  • Potencialisht norma preferenciale të interesit,
  • Reduktim i kolateralit,
  • Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi,
  • Qëndrueshmëri e biznesit.

 Për Institucionet e Regjistruara Financiare

  • Ulje e kostos së rrezikut,
  • Lirimi i kapitalit,
  • Mbulimi i humbjeve në tërësi,
  • Ulje e rrezikut kreditor,
  • Rritje e portofolit kreditor,
  • Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera.

CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?

  • Huamarrësi potencial nuk aplikon për garanci në FKGK, por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së,
  • Institucioni i Regjistruar Financiar pasi t’i kryejë analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse biznesi  i plotëson kriteret e FKGK-së,  atëherë Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.

SIda dhe FKGK kanë nënshkruar marrëveshje të rigarancisë për dritaret: Dritarja e eksportit;  GROW dhe dritarja për gratë në binzes.