PROCESI I VENDIMARRJES
Si funksionon garancioni i portofolit?

Huamarrësi potencial (NMVM) aplikon për kredi në një IF të regjistruar në Fond.
IF e regjistruar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit:
- Do të vendosë nëse NMVM do të kualifikohet për një garanci të FKGK-së,
- Do t’i miratojë kredi NMVM-së,
- Do të paraqesë rastin në sistemin MIS.
- FKGK kontrollon kriteret dhe pranon kërkesën sipas idesë që IF-ja e cila ka dorëzuar lëndën ka kryer analizën e duhur të pranimit të rrezikut dhe përcaktimin e përshtatshmërisë së kredimarrësit dhe kredisë.
- Mekanizmi ex ante dhe ex post monitorues bëhet nga FKGK për të monitoruar / kontrolluar performancën e secilit IF të regjistruar.