DRITARJA START-UP

Dritarja Start-Up ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet start-up me produkte financiare adekuate, në mënyrë që të sigurohet rritja e bizneseve të sapo krijuara si dhe rritja e punësimit.

Dritarja e Start-up i dedikohet bizneseve start-up të angazhuara kryesisht në aktivitete/sektorë ekonomikë që kërkojnë njohuri bazë. Njohuritë bazë i referohen aftësive që krijohen përmes një arsimimi, trajnimi ose përvoje pune të mëparshme.

Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket rezikut të kredisë, për ta rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut. Përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

E veçanta e kësaj dritare është se përveç komponentit financiar do të ofrojë edhe komponentin jofinanciar ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja, të cilat do të mbështeten në aspektin:

  • E ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi);
  • Rrjetëzimit, si dhe
  • Mentorimit.

 NDËRMJETËSUESIT 

Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., NLB Bank ;  ProCredit Bank Kosovo J.S.C, TEB Sh.A. Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN? 

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:

  • NMVM në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,
  • NMVM  që posedojnë regjistrim të biznesit ,
  • NMVM  me përvojë nga dita e parë e regjistrimit deri në 12 muaj. 
  • Huamarrës/biznes i kualifikuar duhet të jetë në pronësi  të paktën  i  një qytetari  privat ose  banori të  përhershëm  të  Kosovës, 
  • NMVM me  më pak se 250 punonjës.

 CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA START-UP? 

Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares Start-Up:

    • Shuma minimale e kredisë është EUR 3000.
    • Shuma maksimale e kredisë është 50,000 EUR.
    • Shuma maksimale e garancisë është 40,000 EUR.
    • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 60 muaj.
    • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.

 CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË? 

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 80% të kryegjësë së kredisë.
  • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 40%
  • Tipi i garancisë: Revolvues.

 CILAT JANË PËRFITIMET? 

Për NMVM-të  

  • Rritje e qasjes në financa.
  • Kushte më të favorshme për ndërmarrësit që do të vijojnë trajnimin e ofruar nga FKGK.
  • Potencialisht norma preferenciale të interesit.
  • Reduktim i kolateralit.
  • Kohë më e shpejtë e përpunimit të  kërkesave për kredi.
  • Qëndrueshmëri e biznesit.

  Për Institucionet e Regjistruara Financiare

  • Ulje e kostos së rrezikut.
  • Lirimi i kapitalit.
  • Mbulimi i humbjeve në tërësi.
  • Ulje e rrezikut kreditor.
  • Rritje e portofolit kreditor,.
  • Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera.

 CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?

 

  • Huamarrësi potencial nuk aplikon për garanci në FKGK, por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së,
  • Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse binzesi  i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.