DRITARJA GROW
GROW – Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra ka për qëllim të mbështes qasjen në financa duke mbështetur IRF-të
për financimet që ato do t’i bëjnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçencës së energjisë.
PARTNERËT FINANCIARË janë:
- Banka për Biznes
- Banka Ekonomike
- NLB Banka
- ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 50% të kryegjësë së kredisë por jo më shumë se 500,000 EUR
- Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 30%
- Tipi i garancisë: Revolvues
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA GROW?
Kreditë që mund të përfitojnë nga skema garantuese GROW duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 EUR
- Shuma minimale e kredisë është 3,000 EUR
- Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është 1,000,000 EUR
- Shuma maksimale e garancisë është 500,000 EUR.
- Maturitet i kredisë së garantuar deri 84 muaj
- Qëllimi i kredisë ti dedikohet investimit në efiçiencën e energjisë dhe energjisë së ripërtrishme në shkallë të vogël (erë, diellore, biomasë ose energji gjeotermale) deri në 400 kw.
CILAT JANË PËRFITIMET?
Për NMVM-të
- Rritje e qasjes në financa
- Ndikim i ulët në mjedis
- Zvogëlim i faturave të energjisë elektrike
- Kushte më të favorshme
- Potencialisht norma preferenciale të interesit
- Reduktim i kolateralit
- Qëndrueshmëri e biznesit
Për Institucionet e Regjistruara Financiare
- Ulje e kostos së rrezikut
- Lirimi i kapitalit
- Mbulimi i humbjeve në tërësi
- Ulje e rrezikut kreditor
- Rritja e shumës maksimale të garancisë
- Rritje e portofolit kreditor
- Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera