BANKA EVROPIANE PËR INVESTIME – EIB

Financimi i  kredive të NMVM-ve nga Banka Evropiane për Investime

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) përmes marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime (EIB; www.eib.org) mbështetë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme me më pak se 250 të punësuar, duke u mundësuar qasje në një burim të çmuar të financimit me kosto të ulët dhe me plan fleksibil të pagesës së kësteve të kredisë (rikthimit të pagesave).

Një bashkëpunim Evropian në dobi të NMVM-ve

Banka Evropiane për Investim (EIB) është bankë kredidhënëse afatgjate e Bashkimit Evropian; roli i saj është të financojë projekte invetuese në mbështetje të objektivave sipas  politikave të EU-së. Me qëllim të mbështetjes së veprimeve të jashtme të EU-së, me vendimin e Parlamentit dhe Këshillit Evropian, EIB-së i është dhënë mandat i jashtëm[1] që të financojë projekte përkatëse,  jashtë Bashkimit Evropian.

Falë rangimit të shkëlqyeshëm në tregje kapitale (AAA), Banka Evropiane për Investime mund të huazojë fonde me kushte të favorshme, të cilat barten lehtësisht përmes skemës garantuese të  FKGK-së tek NMVM-të. Ne i informojmë të gjitha NMVM-të në veçanti dhe individualisht, lidhur me përfshirjen e EIB-së dhe ndikimin në kushtet e financimit për kredinë e pranuar. Informata më të gjera lidhur me mbështetjen që EIB u jep NMVM-ve,  mund ti gjeni në web faqen e EIB (www.eib.org).

 Çfarë janë fondet e EIB-së?

Banka Evropiane për Investime ka fuqizuar mbështjetjen e saj ndaj NMVM-ve duke ndihmuar këtë sektor të rëndësishëm përmes lehtësimit në qasje në linja të reja kreditore. Kohëzgjatja e kredisë është minimum 2 vite ( kohëzgjatja e kredisë varet nga jeta ekonomike dhe teknike e projektit të financuar). Kush mund të aplikojë për kredi të financuara nga EIB e të garantuara nga FKGK?

  • NMVM-të vendore me më pak se 250 punëtorë me një bazë të konsoliduar para investimit;
  • Shumica e sektorëve ekonomik dhe aktivitetet që kualifikohen me përjashtim të atyre që prodhojnë armë apo municion, pajisje ushtarake apo policore ose infrastrukturë që kufizojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, aktivitetet që ngrisin ndikimin në ambient, aktivitetet që konsiderohen kontraverse dhe të ndaluara si moralisht ashtu edhe për nga etika dhe ato që janë të ndaluara me ligj kombëtar. Aktivitetet që synojnë prodhimin apo shitjen e mallrave që janë objekt i një akti që cenon një markë tregtare apo tregues gjeografik, lojra të fatit apo aktivitete të lidhura me duhanin.

 Për çka mund të shfrytëzohet një kredi e financuar nga EIB dhe garantuar nga FKGK?

Kredia e garantuar nga FKGK nga financimi i EIB,  mund të shfytëzohet për financim të investimeve të reja dhe shpenzime të cilat bëhen në kontekst zhvillimor të një NMVM-je, si psh:

  • Investime të prekshme: blerje, rinovim ose zgjerim i aseteve të prekshme, me disa kufizime në lidhje me blerjen e tokës.
  • Investimet e paprekshme: veçanërisht shpenzimet e përfshira në R&D ( Hulumtim dhe Zhvillim), procesi i blerjes së licencave dhe softuerëve
  • Kërkesat e kapitalit qarkullues afat-mesëm dhe afatgjatë, që nevojiten për aktivitete operacionale të NMVM-ve.

 Cilat janë përfitimet për biznesin tuaj?

  • Mund të përfitoni norma interesi më të favorshme krahasuar me kushtet standare të kreditimit
  • Mund të negocioni kushtet ose kushtet e pagesës së kredisë duke ju përshtatur rrethanave dhe qarkullimit të parasë të biznesit tuaj
  • Mundësohet që të investoni në mënyrë signifikante në biznesin tuaj duke mos e afektuar qarkullimin e parasë apo likuiditetin

 Çka pritet në kthim?

 Nëse kërkohet nga EIB (a) me një një njoftim paraprak përfaqësuesit e  EIB mund të vijnë të vizitojnë dhe inspektojnë të gjitha punëtoritë, instalimet dhe punët që përfshijnë projektin i cili është subjekt i kredidhënies; dhe (b) ne mund ti japim EIB informata rreth jush.

Ju lutem kontaktoni Fondin Kosovar për Garanci Kreditore ose vizitoni zyren e FKGK-së që të diskutoni nëse biznesi juaj kualifikohet për skemën garantuese nga KFGK përmes fondeve të  EIB.

 

[1] https://www.eib.org/attachments/strategies/mou_ec_eib_on_external_mandate_en.pdf