MISIONI DHE VLERAT

Misioni

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është entitet juridik i pavarur me karakter zhvillimor, i cili ofron garanci kreditore për NMVM-të, duke ndarë riskun kreditor me institucionet financiare.

Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, ne synojmë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.

Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale që vjen me të. Duke i koordinuar aktivitetet me partnerët tanë: donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët lokalë, mundohemi t’u shërbejmë interesave afatgjate ekonomike të vendit, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.

Vlerat tona

Vlerat institucionale të FKGK-së, të cilat frymojnë brenda institucionit si dhe shërbejnë për ndërtimin e praktikave të përditshme në punë, sigurojnë udhërrëfim që aktivitetet tona afariste do të kenë një nivel të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të jenë në përputhje me standardet më të larta etike dhe morale.

Transparenca: Duke qenë institucion në interes publik, FKGK konsideron si shumë të rëndësishme shpalosjen e informacionit lidhur me praktikat e punës, politikat dhe rezultatet financiare e operative me partnerët, me palët e tjera të interesit, si dhe me publikun e gjerë.

Partneriteti dhe bashkëpunimi: Ndërtimi i marrëdhënieve të shëndosha, duke u bazuar në transparencë dhe në përgjegjshmëri me partnerët tanë, ndihmon në arritjen e objektivave të përbashkëta, ndërtim të besueshmërisë dhe respekt të ndërsjellë. 

Objektiviteti dhe pavarësia në vendimmarrje: FKGK  ruan objektivitetin dhe pavarësinë në vendimmarrje, duke u bazuar në arsye dhe në parime të shëndosha, duke nxitur zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit financiar.

Përkushtimi: Punonjësit e FKGK-së me përkushtim dhe me profesionalizëm mundohen të realizojnë misionin dhe objektivat e saj, duke besuar në rolin dhe në ndikimin pozitiv, që institucioni do ta ketë në zhvillimin e shëndoshë ekonomik.

Puna ekipore dhe profesionalizimi në punë: FKGK ka një ekip ekspertësh, të cilët bashkëpunojnë mbi bazat e respektit të ndërsjellë. Puna ekipore për zgjidhjen e problemeve dhe të iniciativave, komunikimi i hapur dhe ndarja e përvojave profesionale në mes vete është bazamenti i suksesit të FKGK-së. Integriteti dhe dinjiteti personal janë vlera që e përcjellin secilin punëtor në vazhdën e realizimit të detyrave dhe të iniciativave në punë, pa bërë asnjë kompromis në këto parime.

Synimet tona

FKGK do të punojë me bankat, IMF-të, IFJB-të, donatorët, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore, si dhe komunitetin e NMVM-ve për të arritur këto synime:

Kontributi në çlirim dhe mobilizim të likuiditetit të tepërt në banka, për të vepruar si katalizator i rritjes së biznesit dhe punësimit

Rritja e kredidhënies për NVM-të në Kosovë nga institucionet financiare vendore

Krijimi i vendeve të punës, rritja e prodhimtarisë lokale dhe shërbimet me vlerë të shtuar, përmisimi i bilancit tregtar, zgjerimi i bazës tatimore, përforcimi i rritjes të sigurisë sociale, si dhe zvogëlimi i varfërisë

Rritja e mundësive për sektorë ekonomikë dhe klientë të nën shërbyer, përfshirë gratë, pakicat, fermerët, sipërmarrësit dhe të rinjtë.

Ndërtimi i një institucioni të qëndrueshëm dhe të pavarur, kujdesi që mos të promovojmë incentiva të gabuara në treg.