09.17.2020

Share:

 
Nënshkruhet marrëveshja për Ndihmë mes MF dhe FKGK

Sot, zëvëndësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi dhe Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore Besnik Berisha nënshkruan  Marrëveshjen për Ndihmë në vlerë prej rreth 22.3 milionë euro.

Kjo marrëveshje e cila vie si rezultat i Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, do të rris kapitalin e  #FonditKosovarpërGaranciKreditore për të mbështetur tutje nevojat e sektorit privat për likuiditet afashkurtë dhe investime përmes krijimit të dritareve garantuese për segmente të caktuara të tregut, si për gratë në biznes, ndërmarrësit e rinj, sektorin e prodhimit, sektorin e bujqësisë.

Kjo marrëveshje fuqizon tutje rolin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në përpjekjet për luftimin e efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Katërvjetori i lansimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Katërvjetori i lansimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Të nderuar lexues, Sot, përvjetori i katërt i nisjes së veprimtarisë së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në formë zyrtare, na gjen në një situatë të paparë më herët, duke u sfiduar me pasojat e krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Për dallim nga vitet...