Prishtinë, 10 qershor 2016– Dy Programe të USAID-it në Kosovë – Mundësi për Rritjen e Bujqësisë dhe Zhvillim Rural, si dhe Programi EMPOWER Përkrahje Kreditore – organizuan punëtori njëditore për financimin e bizneseve në sektorin bujqësor të Kosovës. Punëtoritë, që janë diskutime të orientuara në tryezë të rrumbullakët, trajtojnë tema në lidhje me njohuritë financiare në përgjithësi dhe rolin e FKGK-së.
Qëllimi i punëtorisë është që të diskutohen me bizneset, në mënyrë interaktive, mundësitë e financimit të bizneseve të tyre, duke i informuar ata në lidhje me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore: çfarë është ai dhe si funksionon.
Gjatë punëtorisë, ndërmarrjet këmbyen qëndrimet dhe përvojat e tyre, duke identifikuar sfida e mundësi të përmirësimit të biznesit të tyre, si dhe në sigurimin e një qasjeje më të madhe në financa nga huadhënësit. NMVM-të gjithashtu u informuan në lidhje me kriteret dhe pritshmëritë e huadhënësve. Agro-bizneset vlerësuan shumë krijimin e fondit për garanci të kredive, duke e parë atë si mundësi për të siguruar financim për ta dhe sektorë të tjerë ekonomikë më pak të shërbyer.
Programi i Fuqizimit të Përkrahjes Kreditore organizoi dy punëtori me agro-biznese: (1) për sektorin e bylmetit më 31 maj 2016, si dhe (2) për pemëtarinë më 10 qershor 2016, duke mbledhur biznese nga Prishtina, Peja, Prizreni, e të tjerë.
Programi i Fuqizimit të Përkrahjes Kreditore do të vazhdojë të mbajë punëtori të tilla të fokusuara me NMVM-të në sektorë të ndryshëm të komunave të ndryshme.