05.12.2021

Share:

 

Prishtinë, 12 maj 2021 – Sot, në ambientet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), dy Institucionet Mikrofinanciare (IMF) më të mëdha për sa i përket vëllimit të kredive aktive – KEP Trust dhe FINCA Kosovë, nënshkruan Marrëveshjet e Garancisë për garantimin e kredive bujqësore brenda Dritares Agro të FKGK-së.

Kjo ngjarje shënon një moment kyç për FKGK-në dhe për sektorin mikrofinanciar duke ofruar garanci për kredi bujqësore për fermerët dhe agrobizneset vendore.

Arsim Bruçaj, Drejtor Ekzekutiv në Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) theksoi që nënshkrimi i marrëveshjes së Institucioneve Mikrofinanciare me FKGK-në do të jetë një shtysë e madhe në rritjen e kreditimit për bujqit dhe fermerët e Kosovës dhe është një hap domethënës drejt rritjes së përfshirjes financiare në Kosovë.

Kastriot Këpuska, Agro Ekspert në FKGK theksoi që ky është një hap i rëndësishëm për të gjitha palët e ndërlidhura drejt përfshirjes dhe garantimit të një baze më të gjerë të klientëve të financuar. Fermerët e financuar nga Institucionet Mikrofinanciare paraqesin një pjesë të rëndësishme të sektorit bujqësor dhe garantimi i kredive të tyre presim që të lehtësojë kredidhënjen dhe të ndikojë dukshëm në krijimin e kushteve sa më të mira për financimin e tyre.

Dritarja Agro është skemë garantuese që operon në kuadër të FKGK-së me qëllim të mbështetjes së fermerëve dhe agrobizneseve duke garantuar kreditë për këtë sektor. Kapitali i përgjithshëm i Dritares Agro është në vlerë totale prej EUR 11.5 milion dhe është financuar plotësisht nga Qeveria Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW.

Nga Startup në Biznes Global!

Nga Startup në Biznes Global!

Rrugëtimi i kompanisë të prodhimeve të plastikës "Scampa"     Në zemër të Parkut Industrial në Drenas, një biznes tanimë i konsoliduar ishte shfaqur në vitin 2006 si biznes fillestar me ëndrra të mëdha. Nga një ndërmarrje modeste, shumë shpejt dhe bindshëm u...

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet marrëveshja e garancisë mes FKGK dhe Sida   Sot, FKGK dhe Sida – përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë nënshkruan marrëveshjen e garancisë në vlerë 14,9 milionë euro. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Republikës së...

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....