09.15.2021

Share:

 

Prishtinë, 15 shtator 2021

Sot, në ambientet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), u nënshkrua Marrëveshja e Garancisë me Kreditimin Rural të Kosovës (KRK).
Kjo marrëveshje u nënshkrua për garantimin e kredive bujqësore brenda Dritares Agro të FKGK-së.
Kjo ngjarje shënon më tutje zgjerimin e marrëveshjeve që FKGK realizon gjatë këtij viti me Institucionet Mikrofinanciare duke ofruar garanci për kredi bujqësore për fermerët dhe agrobizneset vendore.
Lulzim Sadrija, Drejtor Ekzekutiv në KRK, theksoi që nënshkrimi i marrëveshjes së Institucioneve Mikrofinanciare me FKGK-në do të jetë shtytëse e madhe në rritjen e kreditimit dhe një hap domethënës drejt rritjes së përfshirjes financiare në Kosovë.
Znj. Bahrije Dibra, Kordinatore e Lartë për Sektorin e Financave dhe Energjisw -KfW theksoi që ky është një hap i rëndësishëm për FKGK-në meqë tani kemi marrëveshje me tri institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Kosovë. Këto marrëveshje  shpresojmë që do të lehtësojnë kredi dhënien dhe do të ndikojnë dukshëm në krijimin e kushteve sa më të mira për financimin e Agro bizneseve.
Dritarja Agro është skemë garantuese që operon në kuadër të FKGK-së me qëllim të mbështetjes së fermerëve dhe agrobizneseve duke garantuar kreditë për këtë sektor.
Deri më tani janë garantuar rreth 27 milion euro – kredi bujqësore dhe janë rreth 9 milion euro garanci aktive në këtë sektor.
Kapitali i përgjithshëm i Dritares Agro është në vlerë totale prej 11.5 milion euro që  është financuar plotësisht nga Qeveria Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW.

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...