Gjashtë vite nga miratimi i garancisë së parë të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore
Prishtinë, 29 shtator janar 2022
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), me kënaqësi ju njofton që u bënë gjashtë vite nga miratimi i garancisë së parë kreditore. Përmes garantimit të kredive, Fondi ka ndikuar në përmirësimin e përformancës së NMVM-ve me investimet e bëra nga kreditë e garantuara. Përmes zhvillimit të biznesit, kreativitetit e inovacionit FKGK ka lehtësuar qasjen në financa duke ndihmuar kështu zhvillimin e ekonomisë.
Deri më sot Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur të krijojë bashkëpunim me shtatë institucione bankare ( Banka Ekonomike; BKT; BpB; NLB; ProCredit Bank; Raiffeisen Bank; dhe TEB) me katër institucione mikrofinanciare ( AFK; FINCA; KEP dhe KRK) si dhe një institucion jobankar Raiffeisen Leasing.
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore gjatë këtyre viteve ka ndërtuar portofol i cili ka arritur vlerën kumulative të kredive të garantuara në 471,8 milionë euro; 252,7 milionë euro garancione të miratuara të shpërndara në total 11,500 kredi deri më tani.
Arritjet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore gjatë këtyre viteve janë të shumta, mirëpo duhet veçuar implementimi me sukses i dritareve garantuese në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, që u tregua si njëra nga masat më të nevojshme në kuadër të programit të përgjithshëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës në luftimin e impaktit negativ nga Pandemia COVID-19. Përgjatë këtyre viteve, rritja e kapitalit në rreth 55 milionë euro, është arritje tjetër si rezultat i punës, profesionalizmit dhe besimit të krijuar nga donatorët.
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore falenderon donatorët ( Usaid; Qeveria e Kosovës dhe KfW Banka Gjermane për Zhvillim) si dhe partnerët e bashkpunëtorët e shumtë dhe me krenari zë vendin e tij si faktor domethënës në zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës.