07.10.2026

Share:

 

Loni Dekor – Një histori e ndërtuar me punë, cilësi dhe besim

Përgjatë magjistrales së vjetër që lidh qytetin e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë, në kodrinat e fshatit Pantinë, mes një peizazhi që ofron pamje panoramike të qytetit dhe një ambienti që frymëzon zhvillim, ndodhet fabrika Loni Dekor – një histori që dëshmon se vizioni, përkushtimi dhe investimet e vazhdueshme mund ta shndërrojnë një biznes familjar në një prodhues modern me standarde evropiane.

E themeluar nga tre anëtarë të familjes Hyseni, Loni Dekor e nisi rrugëtimin si një punishte e vogël. Me punë të palodhur, investime të vazhdueshme dhe besim në cilësi, kompania u zhvillua hap pas hapi, duke u shndërruar në një nga prodhuesit më të avancuar në sektorin e saj në Kosovë.

Sot, fabrika shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 17,000 metrash katrorë dhe punëson afro 240 profesionistë. Me disa linja moderne prodhimi dhe procese tërësisht të digjitalizuara, kompania ka krijuar një model efikas prodhimi që garanton cilësi, fleksibilitet dhe konkurrueshmëri në tregjet ndërkombëtare.

Përtej prodhimit, Loni Dekor ofron një qasje të plotë ndaj klientit. Shërbimet e konsultimit profesional, matjeve në terren dhe projektimit të personalizuar janë pjesë e vlerës së shtuar që e diferencon kompaninë në treg dhe e bën atë një partner të besueshëm për klientët e saj.

Rreth gjysma e prodhimit të kompanisë i dedikohet tregut vendor, ndërsa gjysma tjetër eksportohet në vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe tregje të tjera. Ky balancim ndërmjet tregut vendor dhe atij ndërkombëtar është rezultat i investimeve të vazhdueshme në teknologji, inovacion dhe standarde të larta të prodhimit.

Një moment kyç në zhvillimin e kompanisë ishte ndërtimi i fabrikës së re në vitin 2013, një investim që krijoi bazën për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe modernizimin e plotë të proceseve. Në të njëjtën kohë, kompania ka investuar edhe në energji të rinovueshme. Megjithëse disponon ende kapacitete të pashfrytëzuara, ajo ka instaluar panele solare si pjesë e vizionit të saj për një biznes të qëndrueshëm dhe afatgjatë, me ndikim pozitiv në mjedis.

Në rrugëtimin drejt zgjerimit të eksporteve dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese, mbështetja financiare ka luajtur një rol të rëndësishëm. Përmes Dritares së Eksportit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), kompania ka pasur qasje më të lehtë në financim, duke krijuar mundësi për investime të reja dhe për forcimin e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.

Kjo mbështetje është pjesë e përkushtimit të FKGK-së për të mbështetur bizneset prodhuese dhe eksportuese, duke u mundësuar atyre të investojnë, të rriten dhe të zgjerojnë praninë e tyre përtej kufijve të Kosovës.

Historia e Loni Dekor dëshmon se një biznes i suksesshëm ndërtohet mbi shumë më tepër sesa investimet në teknologji apo zgjerimi i kapaciteteve prodhuese. Ajo është rezultat i një vizioni të qartë familjar, i mbështetjes së duhur financiare dhe, mbi të gjitha, i njerëzve që çdo ditë japin kontributin e tyre me përkushtim. Në këtë kompani, çdo punonjës vlerësohet për rolin që ka, çdo kontribut çmohet dhe çdo sukses konsiderohet fryt i punës së përbashkët. Kjo kulturë e respektit, besimit dhe e shpirtit të fortë ekipor ka qenë shtylla mbi të cilën Loni Dekor është rritur, duke u shndërruar jo vetëm në një histori suksesi në Kosovë, por edhe në një kompani që përfaqëson me dinjitet vendin në tregjet evropiane.

FKGK dhe TEB BANK zgjerojnë dhe avancojnë kushtet e Dritares – GROW

FKGK dhe TEB BANK zgjerojnë dhe avancojnë kushtet e Dritares – GROW

FKGK dhe TEB BANK zgjerojnë dhe avancojnë kushtet e Dritares – GROW   Fondi Kosovar për Garanci Kreditore(FKGK) dhe banka TEB ShA kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin dhe zgjerimin e Dritares GROW, me kushte dukshëm më të favorshme për bizneset që investojnë në...