12.03.2025

Share:

 

FKGK dhe BKT – Banka Kombëtare Tregtare zgjerojnë dhe përmirësojnë kushtet e Dritares – GROW

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe BKT Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin dhe zgjerimin e Dritares GROW, me kushte dukshëm më të favorshme për bizneset që investojnë në efikasitetin e energjisë dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme

Çka ndryshon me GROW?

  • Rritja e përqindjes së garancisë nga 50% në 70%.
  • Rritja e vlerës maksimale të ekspozimit kreditor nga 5 milionë në 7 milionë euro.
  • Rritja e shumës maksimale të kredisë nga 1 milion në 3 milionë euro.
  • Rritja e maturitetit të kredisë nga 84 në 120 muaj.
  • Ulja e tarifave të garancisë.

Që nga viti 2016, partneriteti ynë me Bankën Kombëtare Tregtare ka mundësuar mbi 131 milionë euro kredi të garantuara nga FKGK, duke mbështetur qindra biznese në Kosovë.