02.09.2026

Share:

 

FKGK dhe TEB BANK zgjerojnë dhe avancojnë kushtet e Dritares – GROW

 
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore(FKGK) dhe banka TEB ShA kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin dhe zgjerimin e Dritares GROW, me kushte dukshëm më të favorshme për bizneset që investojnë në efikasitetin e energjisë dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme
 
Çka ndryshon me GROW?
 
  • Përqindja e garancisë rritet nga 50% në 70%.
  • Ekspozimi maksimal kreditor rritet nga 5M€ në 7M€
  • Shuma maksimale e kredisë rritet nga 1M€ në 3M€.
  • Afati i kredisë zgjatet nga 84 në 120 muaj
  • Ulen tarifat e garancisë
 
Që nga viti 2016, partneriteti ynë me bankën TEB ka mundësuar mbi 200 milionë euro kredi të garantuara nga FKGK, duke mbështetur qindra biznese në Kosovë.