01.20.2021

Share:

 

Prishtinë, 20 janar 2021 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) nënshkroi marrëveshjet e garancisë me Institucionet Partnere Financiare për dritaret garantuese në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Tashmë me nënshkrimin e marrëveshjeve të garancisë me institucionet financiare partnere, fillon zbatimi i dritareve garantuese të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE).

Dritaret garantuese në kuadër të PRE-së janë linja të reja garantuese që kanë për qëllim mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVM) përmes garantimit të kredive.

Kjo Pako, parasheh të rritë mbulueshmërinë me garancion kreditor deri në 80% të vlerës së kredisë, duke i ofruar mundësi të përfshirjes edhe fermerëve me Numër Identifikues të Fermerit (NIF).
Dritaret garantuese në kuadër të PRE-së do të kenë në fokus mbështetjen e kreditimit në sektorët e prodhimit, agrobiznesit, shërbimeve, tregtisë, me fokus të veçantë për gratë në biznes dhe bizneset e reja (start-up).

PRE në këtë kohë pandemie, do të ketë vlerë të shtuar si për përfituesit e fundit (NMVM-të) të cilëve do të ju mundësohet qasje në financa me kushte më të mira të kredidhënies në kohën adekuate, ashtu edhe për Institucionet Partnere Financiare (IPF) të cilat do të kenë mundësi të ndajnë një pjesë të madhe të riskut kreditor me FKGK-në.

Dritaret garantuese brenda kësaj Pakoje pritet të mbështesin qasjen në financa për NMVM-të në vlerë deri në € 202 mio për një periudhë një vjeçare.

Cila është procedura për të përfituar nga Dritaret garantuese në kuadër të PRE-së?

Bizneset aplikojnë për kredi në bankë si më parë, duke kaluar të gjitha procedurat e bankës. Nëse vlera e hipotekës/kolateralit të kredimarrësit të ardhshëm nuk është e mjaftueshme, banka mund të vendosë që ta kualifikojë biznesin dhe ta lëshojë atë kredi, duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së. Bizneset nuk mund të aplikojnë tek FKGK-ja që të marrin garancinë.

Nga Startup në Biznes Global!

Nga Startup në Biznes Global!

Rrugëtimi i kompanisë të prodhimeve të plastikës "Scampa"     Në zemër të Parkut Industrial në Drenas, një biznes tanimë i konsoliduar ishte shfaqur në vitin 2006 si biznes fillestar me ëndrra të mëdha. Nga një ndërmarrje modeste, shumë shpejt dhe bindshëm u...

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet marrëveshja e garancisë mes FKGK dhe Sida   Sot, FKGK dhe Sida – përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë nënshkruan marrëveshjen e garancisë në vlerë 14,9 milionë euro. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Republikës së...

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....