03.23.2026

Share:

 

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe Raiffeisen Bank nënshkruajnë marrëveshjen për Dritaren Grow dhe avancojnë bashkëpunimin për dritaret strategjike: Gratë në Biznes, Start-Up dhe Eksport

 

 

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Raiffeisen Bank në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshjen për Dritaren GROW, duke forcuar bashkëpunimin për të mbështetur financimin e bizneseve dhe për të nxitur investimet e qëndrueshme në Kosovë.
 
 
Përmes kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet synojnë të shtyjnë përpara iniciativat për investime të gjelbra, duke u mundësuar bizneseve qasje më të lehtë në financa për projekte që rrisin efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin afatgjatë të tyre.
 
 
Në të njëjtën kohë, FKGK dhe Raiffeisen Bank kanë zgjeruar bashkëpunimin edhe për dritaret strategjike, duke riafirmuar zotimin e përbashkët për të lehtësuar qasjen në financa për segmentet më pak të shërbyera të tregut, përmes:
 
 
✔️ Dritares për Gratë në Biznes
✔️ Dritares për Start-up
✔️ Dritares për Eksport
 
 
Edhe pse tashmë ekzistojnë marrëveshje garancie për këto dritare, të dy institucionet janë të përkushtuara që të bëjnë përpjekje shtesë për të ofruar kushte edhe më të favorshme financimi, me qëllim që më shumë biznese – veçanërisht ato në pronësi të grave dhe ndërmarrjet e reja – të kenë mundësi të zhvillojnë dhe zgjerojnë aktivitetin e tyre.
 
 
Ky bashkëpunim pasqyron përkushtimin e përbashkët të FKGK-së dhe Raiffeisen Bank për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat, për të nxitur inovacionin dhe për të kontribuar në një rritje ekonomike më të qëndrueshme në Kosovë.