02.09.2026

Share:

 

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe Fakultetit të Ekonomisë

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me synimin e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet sektorit financiar dhe atij akademik, si dhe krijimit të mundësive konkrete për zhvillim profesional dhe angazhim praktik të studentëve.
 
Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Prof. Driton Balaj dhe Drejtorit Menaxhues të FKGK-së z. Besnik Berisha, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për ndarjen e njohurive, shkëmbimin e ekspertizës dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit afatgjatë në fushën e financave dhe ndërmjetësimit financiar.
 
Ky bashkëpunim do të përfshijë aktivitete të përbashkëta si ligjërata tematike, trajnime profesionale, projekte të punës praktike, punë kërkimore, si dhe iniciativa që kontribuojnë në përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe forcimin e ekosistemit financiar në Kosovë.