10.16.2024

Share:

 

Nënshkruhet marrëveshja mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe KfW – Banka Zhvillimore

Kosova përfituesja më e madhe në regjion nga projekti EU-KfW Garanci për Balkanin perëndimor – Përkrahja e ndërmarrësve dhe NMVM-ve

Prishtinë, 16 tetor 2024 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Banka Zhvillimore KfW sot nënshkruan marrëveshjen për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit financiar që synon mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë.

Marrëveshja, e titulluar “Garancia për Ballkanin Perëndimor BE-KfW – Mbështetja e qëndrueshmërisë së ndërmarrësve dhe MSME-ve”, është pjesë integrale e përpjekjeve të vazhdueshme për të përkrahë rritjen dhe zhvillimin ekonomik, për të zgjeruar qasjen në financa dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme në të gjithë rajonin.

Kjo nismë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar përmes Bankës për Zhvillim KfW në një shumë totale prej 22,133,5 euro, që përbën pjesën më të madhe, pra rreth 45% të vlerës së projektit dedikuar shteteve të regjionit, pra, Kosova është përfituesja më e madhe në këtë projekt.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian,  FKGK-së dhe KfW-Banka për Zhvillim,  theksuan rolin kyç të kësaj marrëveshjeje në fuqizimin e ndërmarrjeve mikro të vogla e të mesme (NMVM-ve) të Kosovës, si një shtytës me rëndësi për rritjen e punësimit dhe stabilitetit ekonomik në vend.

Instrumentet e reja financiare të mbështetura nga ky bashkëpunim do të zvogëllojnë rrezikun  e kreditimit për institucionet financiare, duke krijuar një mjedis të favorshëm për MSME-të që të zhvillohen pavarësisht sfidave të vazhdueshme.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përfaqësues të lartë nga KfW -Banka Zhvillimore dhe Bashkimi Europian në Kosovë; Donatorë të FKGK-së, Bankat partnere dhe bashkëpunëtorë të shumtë.

Nga Startup në Biznes Global!

Nga Startup në Biznes Global!

Rrugëtimi i kompanisë të prodhimeve të plastikës "Scampa"     Në zemër të Parkut Industrial në Drenas, një biznes tanimë i konsoliduar ishte shfaqur në vitin 2006 si biznes fillestar me ëndrra të mëdha. Nga një ndërmarrje modeste, shumë shpejt dhe bindshëm u...

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet marrëveshja e garancisë mes FKGK dhe Sida   Sot, FKGK dhe Sida – përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë nënshkruan marrëveshjen e garancisë në vlerë 14,9 milionë euro. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Republikës së...