GARANCI KREDITORE
PËR INSTITUCIONET E
REGJISTRUARA FINANCIARE
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
SKEMAT
GARANTUESE
Garanci për institucionet e regjistruara financiare, për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
DRITARJA PËR INVESTIME TË DIASPORËS
DRITARJA STANDARDE
DRITARJA E EKSPORTIT
DRITARJA AGRO
DRITARJA GRATË NË BIZNES
DRITARJA GROW
DRITARJA START-UP
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve të regjistruara financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, ne synojmë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale që vjen me të. Duke i koordinuar aktivitetet me partnerët tanë: donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët lokalë, mundohemi t’u shërbejmë interesave afatgjate ekonomike të vendit, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.
Shtueshmëria është themeli i FKGK-së. Kjo do të thotë që institucionet e regjistruara financiare (IRF-të) nuk do t’i lëshonin kredi një NMVM-je pa garancinë e dhënë – kështu “shtohet” një klienti i ri, duke kontribuar në rritje ekonomike.
FKGK do ta arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.
LAJME
Rezultate progresive të FKGK raportohen në Vjetarin Statistikor të AECM-së
Të nderuar lexues, Ju njoftojmë me kënaqësi që Shoqata Evropiane për Institucionet Garantuese (AECM), anëtare e së cilës është Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka botuar Vjetarin Statistikor për vitin 2019. Përderisa shumica e vendeve anëtare gjatë vitit...
Katërvjetori i lansimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore
Të nderuar lexues, Sot, përvjetori i katërt i nisjes së veprimtarisë së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në formë zyrtare, na gjen në një situatë të paparë më herët, duke u sfiduar me pasojat e krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Për dallim nga vitet...
Nënshkruhet marrëveshja financiare për Rritje të Kapitalit Garantues për FKGK
Prishtinë, 08 prill 2020 – Nënshkruhet marrëveshja financiare për Rritje të Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore. Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë, Rene Eschemann, kanë...
Partnerët
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucione financiare: Banka, Institucione mikrofinanciare (IMF) dhe institucione jobankare (IFJB); Donatorë, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.