Garanci për institucionet financiare

Mbulim deri në 50% të shumës së
kredisë së NMVM-ve.

Mil € KREDI TE GARANTUARA

Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA

KREDI DERI TANI

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).

FKGK është themeluar në janar të vitit 2016, bazuar ne Ligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Qëllimi i FKGK-së është të përkrahë sektorin privat në Kosovë, duke zgjeruar qasjen në financa për NMVM-të, duke mundësuar kështu edhe krijimin e vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor, përmirësimin e bilancit tregtar dhe avancimin e mundësive për sektorët ekonomikë më pak të shërbyer.

Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.

MISIONI

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është entitet juridik i pavarur me karakter zhvillimor, i cili ofron garanci kreditore për NMVM-të, duke ndarë riskun kreditor me institucionet financiare.

Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, ne synojmë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.

Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale që vjen me të. Duke i koordinuar aktivitetet me partnerët tanë: donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët lokalë, mundohemi t’u shërbejmë interesave afatgjate ekonomike të vendit, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.

SHTUESHMËRIA

Shtueshmëria është themeli i FKGK-së. Kjo do të thotë që bankat, IMF-të, apo IFJB-të nuk do t’i lëshonin një NMVM-je kredi pa garancinë e dhënë – kështu “shtohet” një klienti i ri, duke kontribuar në rritje ekonomike.

FKGK do të arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.

VIJAT

GARANTUESE

Garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).

DRITARJA E RREGULLT

LEXO MË SHUMË >

DRITARJA AGRO

LEXO MË SHUMË >

BIZNESET QË KUALIFIKOHEN

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:

NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni.
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.

MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.

Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.

LAJME

“One-stop shop” – një qendër grumbulluese  e gatshme për eksport

“One-stop shop” – një qendër grumbulluese e gatshme për eksport

Agro Celina është një qendër grumbulluese e themeluar në vitin 2006 që vepron kryesisht në pjesën jugore të Kosovës. Qëllimi i saj kryesor është grumbullimi i frutave dhe perimeve që prodhohen në zonat përreth, si dhe klasifikimi dhe paketimi i duhur i tyre në mënyrë...

Statistikat e AECM – Semestri i parë 2019

Statistikat e AECM – Semestri i parë 2019

Shoqata Evropiane për Institucionet Garantuese (AECM), dje publikoi rezultatet për gjashtëmujorin e parë të 2019. Numri i përgjithshëm i NVM-ve të mbështetura nga garancitë e anëtarëve të AECM është rritur për 6.2% duke arritur numrin 2.8 milion. Fondi Kosovar për...

MFK DHE FKGK ME MARRËVESHJE PËR ENERGJINË E RIPËRTËRITSHME

MFK DHE FKGK ME MARRËVESHJE PËR ENERGJINË E RIPËRTËRITSHME

Prishtinë, 3 tetor 2019 - "Ky është hap vendimtar drejt një mbështetje më të mirë për energjinë e ripërtëritshme në Kosovë dhe një shans për të krijuar ekspertizë në financimin e projekteve të tilla në vendin tonë, në mënyrë që të zhbllokohet një kapital i ri në...

Partneret

Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucionet financiare (Bankat, IMF-të, IBJF-të), Donatorët, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.