GARANCI KREDITORE
PËR INSTITUCIONET E
REGJISTRUARA FINANCIARE
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
SKEMAT
GARANTUESE
Garanci për institucionet e regjistruara financiare, për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
DRITARJA PËR INVESTIME TË DIASPORËS
DRITARJA STANDARDE
DRITARJA E EKSPORTIT
DRITARJA AGRO
DRITARJA GRATË NË BIZNES
DRITARJA GROW
DRITARJA START-UP

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve të regjistruara financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
MISIONI DHE VIZIONI
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është entitet juridik i pavarur me orientim zhvillimor, i cili mbështetë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, duke ofruar garanci kreditore për institucionet financiare kredituese.
Me dritaret tona garantuese synojmë të krijojmë një klimë të favorshme për investime, duke u përqendruar në mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë vendase dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ne jemi të përkushtuar ndaj një menaxhimi korporativ të qëndrueshëm dhe përgjegjësisë sociale, duke bashkëpunuar me donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët vendor për të shërbyer interesave afatgjatë të ekonomisë, biznesit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Shtueshmëria është themeli i FKGK-së. Kjo do të thotë që institucionet e regjistruara financiare (IRF-të) nuk do t’i lëshonin kredi një NMVM-je pa garancinë e dhënë – kështu “shtohet” një klienti i ri, duke kontribuar në rritje ekonomike.
FKGK do ta arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.

LAJME
NATYRA G – Shtëpia e djathit
Rrugës tonë nga Prishtina për në Ferizaj, nëpër rrugën e vjetër, jo shumë larg hyrjes në Ferizaj, në vendin e quajtur Prelez i Muhaxherëve, në mesin e shumë bizneseve ndodhet edhe biznesi që vizituam, shtëpia e djathit NAYRA-G. Një zonjë e buzëqeshur e plot energji,...
MOEA FRUTOMANIA – Shishe e vogël me dashuri të madhe
Gjithnjë është kënaqësi kur shkon dhe e viziton një biznes vendor i cili me tërë kapacitetin, përkujdeset që të ofrojë produkte cilësore dhe krejtësisht natyrale. Fabrika të cilën e vizituam, është themeluar që në vitin 2006. Qysh atëherë idea dhe qëllimi kryesor ka...
Gjermania mbështet Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) me 6 milion euro: Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të përfitojnë nga investimet e gjelbra
Sot u nënshkrua marrëveshja mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe KfW – Banka Gjermane për Zhvillim. Këtë marrëveshje e nënshkruan Dr. Klaus-Martin Müller, Drejtor për Europën Juglindore dhe Turqi nga KfW- Banka Gjermane për Zhvillim dhe z. Besnik...
Partnerët
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucione financiare: Banka, Institucione mikrofinanciare (IMF) dhe institucione jobankare (IFJB); Donatorë, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.