Çka është Mekanizmi për Zgjidhjen e Ankesave?
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka zhvilluar Mekanizmin për Zgjidhjen e Ankesave (tutje MZA), për t’i siguruar mundësinë e ankesës individëve, grupeve, komuniteteve ose palëve të tjera që besojnë se preken nga një projekt i mbështetur nga garancia kreditore e FKGK-së.
Ky mekanizëm siguron që palët e interesuara të përdorin këtë mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me projektet e mbështetura nga FKGK dhe të cilat shkaktojnë ndonjë dëm të mundshëm për komunitetin si pasojë e mosrrespektimit të masave mitiguese të cilat duhet të aplikohen gjatë realizimit të investimit.
MZA përbëhet nga një Panel i Ekspertëve të cilët janë personeli i FKGK-së. Paneli i Ekspertëve përbëhet nga një grup prej tre personash me ekspertizë mjedisore, sociale, ligjore dhe financiare, të cilët shqyrtojnë ankesën nese është relevante, rishikojnë nëse është në pajtueshmëri me maset e planifikuara si dhe adresojnë ankesën tek Institucionet Partnere Financiare të cilët kanë kredituar huamarrësin i cili ka bërë investimin në fjalë.
Procesi/Si funksionon MZA?
Ankesa mund të bëhet nga individët, kompanitë apo organizatat që konsiderojnë se FKGK ka garantuar ndonjë projekt që ka shkaktuar ose ka të ngjarë të shkaktojë dëme mjedisore ose/dhe sociale me mundësi të ndikimit në mirëqenien njerëzore.
Kriteret e pranueshmërisë së ankesave
Për të bërë ankesë, duhet te plotësohen këto dy kritere:
- Ankesa ka të bëjë me ndonjë nga aktivitetet e garancisë;
- Përmban një sasi të mjaftueshme të detajeve për të treguar se një veprim malinj ka ndodhur ose ka gjasa të ndodhë, duke ndikuar në mirëqenien individuale ose kolektive ose duke paraqitur rrezik për mjedisin.
Cili eshte procesi i adresimit te nje ankese?
Procesi i adresimit të një ankese vijon si më poshtë:
- Fajllimi i ankesës
- Ankuesi duhet që të plotësojë ankesën duke shfrytëzuar mundësinë online (shif më poshtë), apo duke plotësuar formën të cilën mund ta dërgojë përmes postës ose në emailin zyrtar të FKGK-së;
- Forma duhet të plotësohet në tërësi;
- Ankuesi në fushën e komenteve duhet të jap sa më shumë informata lidhur me projektin si dhe dëmet qe ka shaktuar apo që potencialisht do ti shkaktojë;
- Ankuesi duhet të tregojë se cila rregullore është duke u shkelur.
- Shqyrtimi i ankesës
- Të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe regjistrohen në databazën e FKGK-së;
- Ankuesi mund të ankohet në mënyrë konfidenciale, FKGK nuk do të shpalos të dhënat e ankuesit në këtë rast;
- Brenda afatit dy (2) ditor, ankuesi do të informohet që kërkesa e tij/saj është pranuar apo refuzuar;
- Në rast të refuzimit, ankuesit i bëhet e ditur arsyeja e refuzimit dhe i kërkohet që të përmbushën të gjitha kërkesat që kanë munguar më herët.
- Komunikimi
- Pas shqyrtimit të ankesës, fillon procesi i komunikimit me palët e ndërlidhura dhe monitorimit;
- Të gjitha komunikimet dhe minutat e takimeve, do të regjistrohen në databazën e FKGK-së;
- FKGK do të kontaktojë me ankuesin dhe do ta informoj rreth rastit.
- Mundesia e konfidencialitetit
Ankuesi ka të drejtë të mbetet konfidencial dhe të dhënat e tij/saj nuk do të shpalosen.
Dorëzimi i ankesës
Online:
Nëse dëshironi të dorëzoni ankesën online, këtë do të mund ta realizoni duke plotësuar formën pasi që klikoni në butonin “Forma Online”
Përmes postës:
Nëse dëshironi të dorëzoni ankesën tuaj përmes postës, ju lutem e plotësoni ankesën tuaj duke e mbushur formën në Word (butoni “Forma në Word) dhe dërguar në adresën e mëposhtme:
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore
Njazi Alishani, nr 5
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës