Sot, zëvëndësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi dhe Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore Besnik Berisha nënshkruan Marrëveshjen për Ndihmë në vlerë prej rreth 22.3 milionë euro.
Kjo marrëveshje e cila vie si rezultat i Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, do të rris kapitalin e #FonditKosovarpërGaranciKreditore për të mbështetur tutje nevojat e sektorit privat për likuiditet afashkurtë dhe investime përmes krijimit të dritareve garantuese për segmente të caktuara të tregut, si për gratë në biznes, ndërmarrësit e rinj, sektorin e prodhimit, sektorin e bujqësisë.
Kjo marrëveshje fuqizon tutje rolin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në përpjekjet për luftimin e efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.