08.20.2025

Share:

 

Gerti Foods Sh.p.k. – kur tradita bëhet markë ndërkombëtare

Nga Hasi, një trevë e njohur për mikpritjen dhe trashëgiminë e pasur të gatimit të brumërave, lindi një ide që sot është shndërruar në një histori të vërtetë suksesi. Duke u mbështetur në traditën familjare dhe pasionin për punën, z. Shpejtim Agushaj, së bashku me investitorët nga diaspora, z. Talat Binaj dhe z. Idajet Osmanollaj, themeluan në vitin 2022 kompaninë Gerti Foods Sh.p.k. – me vizionin që tradita hasjane të shndërrohej në një markë moderne e eksportueshme përtej kufijve të Kosovës.

Fabrikë moderne me standarde ndërkombëtare

Sot, Gerti Foods operon në një fabrikë moderne në Prizren, me sipërfaqe prej 2200 m², të pajisur me makineri të teknologjisë së lartë dhe me një ekip prej 25 punëtorësh profesionistë e të përkushtuar. Çdo ditë, nga kjo fabrikë dalin:

  • krosane të freskëta,
  • tortilla,
  • pite tradicionale,
  • pizza të shijshme,

si dhe shumë produkte të tjera që ruajnë shijen autentike dhe cilësinë e lartë për të cilat klientët vendas dhe ndërkombëtarë kanë krijuar besim.

Cilësi dhe siguri ushqimore

Gerti Foods  i kushton rëndësi të veçantë cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
Kjo kompani  është e certifikuar me ISO 22000:2018, nga trupa certifikuese me renome ndërkombëtare TÜV Nord, duke garantuar standarde të larta në çdo hap të prodhimit.

Ekspansioni në tregje ndërkombëtare

Falë përkushtimit dhe vizionit të qartë, produktet e Gerti Foods tashmë gjenden jo vetëm në tregun e Kosovës, por eksportohen me sukses edhe në Shqipëri, Austri dhe Slloveni,Gjermani  duke i dhënë kompanisë një dimension të ri zhvillimi dhe afirmimi ndërkombëtar.

Roli i mbështetjes financiare

Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e duhur financiare. Gerti Foods është një nga përfituesit e Skemës Garantuese në kuadër të Dritares së Eksportit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK). Përmes kësaj skeme garantuese, kompania siguroi kredinë e nevojshme për të bërë investimet kyçe. Siç shprehet themeluesi, z. Shpejtim Agushaj: “Mbështetja nga FKGK na mundësoi të realizojmë investimet që i dhanë hov kompanisë sonë. Ishte një ndihmë vendimtare që na hapi rrugën drejt tregjeve ndërkombëtare.”

Me këto fonde, kompania investoi në pajisje moderne dhe sisteme shokngrirjeje, të cilat janë të domosdoshme për ruajtjen e cilësisë, freskisë dhe vlerave ushqyese të produkteve. Kjo teknologji siguron që produktet ta ruajnë cilësinë në maksimum deri në momentin kur arrijnë tek konsumatori final, duke garantuar të njëjtin standard cilësor si në ditën e prodhimit.

Një model frymëzues

Gerti Foods Sh.p.k. është më shumë se një prodhues i brumërave – është një shembull i gjallë i fuqisë së traditës, vizionit dhe mbështetjes së institucioneve vendore. Është një model suksesi për të gjithë ata që besojnë se ëndrrat e mëdha mund të lindin nga një vend i vogël dhe të shndërrohen në marka të fuqishme ndërkombëtare.

 Gerti Foods Sh.p.k. – Traditë që udhëton përtej kufijve!

Lansohet Dritarja për Investime të Diasporës

Lansohet Dritarja për Investime të Diasporës

Lansohet Dritarja për Investime të Diasporës                                                                                                                                                                                                                                ...

Nga Startup në Biznes Global!

Nga Startup në Biznes Global!

Rrugëtimi i kompanisë të prodhimeve të plastikës "Scampa"     Në zemër të Parkut Industrial në Drenas, një biznes tanimë i konsoliduar ishte shfaqur në vitin 2006 si biznes fillestar me ëndrra të mëdha. Nga një ndërmarrje modeste, shumë shpejt dhe bindshëm u...