Nga zemra e Lipjanit drejt një historie suksesi – Pastiçeria “Palma”
Nga zemra e Lipjanit, aty ku tradita e mikpritjes dhe shija e ëmbëlsirave artizanale janë pjesë e përditshmërisë, lindi një ide që sot është shndërruar në një histori të vërtetë suksesi. Duke u mbështetur në pasionin për punën dhe vizionin e qartë për cilësi, znj. Kadenshaha, me përkushtim të madh dhe besim në ëndrrën e saj, themeloi “Pastiçerinë Palma” – me synimin që shija, cilësia dhe përvoja e klientit të ktheheshin në standardin kryesor të biznesit.
Pastiçeri moderne me standarde bashkëkohore
Sot, “Pastiçeria Palma” është një hapësirë moderne dhe elegante në zemër të Lipjanit, e dizajnuar për të ofruar një përvojë të plotë për klientët. Me një ambient të gjerë, mikpritës dhe familjar, biznesi është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët dhe vizitorët.
Çdo ditë në këtë ambient prodhohen dhe servohen: akullore artizanale, ëmbëlsira të freskëta, produkte pastiçerie të ndryshme dhe specialitete të tjera të përgatitura me kujdes dhe cilësi të lartë.
Cilësia dhe përkushtimi ndaj klientit
“Pastiçeria Palma” i kushton rëndësi të veçantë cilësisë së produkteve dhe përvojës së klientit. Çdo produkt përgatitet me përbërës të përzgjedhur dhe standarde të larta higjiene, duke ruajtur gjithmonë shijen autentike dhe freskinë.
Një element i veçantë i këtij biznesi është edhe këndi modern për fëmijë, i cili e ka shndërruar ambientin në një vend ideal për familjet dhe ka rritur edhe më shumë atraktivitetin e tij.
Zgjerimi dhe ndikimi në komunitet
Me rritjen e vazhdueshme të biznesit, “Pastiçeria Palma” sot punëson 16 punëtorë gjatë gjithë vitit, ndërsa gjatë sezonës numri i të punësuarve arrin deri në 40 persona. Ky zhvillim nuk përfaqëson vetëm rritje biznesore, por edhe një kontribut të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik lokal në Lipjan dhe më gjerë.
Roli i mbështetjes financiare
Një rol të rëndësishëm në këtë rrugëtim zhvillimi ka luajtur edhe mbështetja financiare e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), në kuadër të Dritares për Gra në Biznes. Përmes këtij mekanizmi, FKGK ka garantuar 70% të vlerës së kredisë së fundit të biznesit, duke i mundësuar ndërmarrjes të investojë në zgjerim, përmirësim të kapaciteteve dhe krijim të një ambienti edhe më modern për klientët.
Siç thekson edhe vetë themeluesja, kjo mbështetje ka qenë vendimtare në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.
Një model frymëzues
“Pastiçeria Palma” është më shumë se një biznes ëmbëlsirash – është një histori frymëzimi, guximi dhe përkushtimi. Është dëshmi se kur pasioni bashkohet me punën e palodhur dhe mbështetjen e duhur në momentet kyçe, mund të ndërtohet një histori e qëndrueshme suksesi.
Sot, znj. Kadenshaha përfaqëson modelin e një gruaje ndërmarrëse që me vizion, këmbëngulje dhe dashuri për punën ka krijuar një markë të dashur për komunitetin dhe një histori që frymëzon të tjerët.
“Pastiçeria Palma” – Shije, përkushtim dhe sukses në zemër të Lipjanit!




