AGJENCIONI SUEDEZ PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR –Sida

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në vitin 2018 ka nënshkruar marrëveshjen e garancisë në vlerë prej 10 milion Euro me Agjencinë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në dhjetor të vitit 2023 ka nënshkruar marrëveshjen e dytë me Agjencinë Suedeze për Zhvillim – Sida, si dy partnerë që kanë forcuar edhe më tutje bashkëpunimin për të mirën e ekonomisë së vendit. Kjo marrëveshje e garancisë në vlerë 14.9 milionë euro, është dëshmi e  angazhimit tonë për të garantuar kredi për NMVM-të. Parashikohet që kjo marrëveshje të lehtësojë qasjen në financa për NMVM-të duke u  mundësuar një kredidhënie deri në 55 milionë euro. Kjo marrëveshje ka hapur rrugë për ofrimin e kushteve më të favorshme për kredi të rigarantuar përmes dritareve të FKGK-së si: “Dritare për gratë në biznes”; “Dritarja e eksportit” dhe “Dritarja GROW”. Gjithashtu, në kuadër asistencës teknike, komponenta jo financiare do të jetë pjesë dedikuar trajnimeve për gra në biznes. 

Mbështetja e portfolit të garantuar të FKGK-së nga Sida do të rrisë edhe më tej aftësinë e Fondit për të siguruar nivel më të lartë të garancioneve për kredi duke shënuar njëherit një qëndrueshmëri edhe më të lartë për sektorin financiar. Një qëndrueshmëri e tillë do të reflektojë në lehtësi për ndërmjetësim financiar duke ndikuar njëheri pozitivisht në lëhtësimin dhe nxitjen e kreditimit të ndërrmarjeve te vogëla dhe të mesme, si dhe në rritjen ekonomike dhe punësimin në Republikën e Kosovës.