09.30.2021

Share:

 

NË 5 VJETORIN E OPERACIONALIZIMIT TË FKGK – së, jua sjellim një storie të veçantë suksesi për kompaninë  – AGRIUM FRUITS SHPK

Në një ditë të bukur shtatori, shkuam për vizitë në kompaninë AGRIUM FRUITS SHPK – që ndodhet në fshatin Lloshkobar në afërsi të qytetit të Ferizajit,  ku  takuam një ndërmarrës të veçantë, zotëriun Avdullah Isufi.

Burrë punëtor, modest, mikëpritës i cili që në takimin e parë të mahniste me profesionalizmin dhe njohuritë e informatat që lidhen me agrobiznesin.

Me të hyrë në oborrin e tij, ku kishte edhe shtëpinë edhe biznesin, shihej një kopsht i rregulluar për bukuri me lule plot ngjyra. Nga gjithë rendi, e pastërtia shihej përkushtimi ndaj punës dhe biznesit të tij.

Këtë biznes e themeloi në vitet 2000, e tanimë punët kyqe ua ka besuar djemve të tij.

Filloi njëherë me prodhimtari primare, pastaj gjithnjë duke e zgjeruar punën dhe aktivitetet që ndërlidhen me mbledhjen dhe konzervimin e frutave dhe perimeve të freskëta dhe cilësore nga fermerët dhe gjetjen e tregjeve, si dhe sigurimin e inputeve të ndryshme bujqësore.

Vitet 2010 – 2011 ishin vite vendimtare të rritjes dhe zgjerimit të biznesit të tij.

Në vitin  2016 përmes kredive, AGRIUM FRUITS SHPK kishte siguruar blerjen e frigoriferëve në mënyrë që të rritë kapacitetin e grumbullimit, selektimit, paketimin dhe eksportin e tyre ne BE.

Viti 2016 dhe pikërisht muaji shtator, lidhet edhe me muajin kur Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është operacionalizuar ku ndër garancitë e para kreditore të lëshuara ishte  për kompaninë AGRIUM FRUITS SHPK, mu për këtë investim.

“Me zgjerimin e vazhdueshëm të aktiviteteve ne kishim nevojë për investime në pajisje në mënyrë që

aktiviteti ynë të mbështetet sa më mirë. Këtë investim e arritëm me kredinë që u garantua nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore krahas së cilës edhe kërkesa për kolateral ishte shumë më e ulët”, thekson z. Isufi.

Duke qenë klient me histori kreditore të shkëlqyeshme, përsëri kishte shfrytëzuar kredi tjetër, të garantuar nga FKGK për të blerë kësaj rradhe pajisjet për selektim të rendimenteve (shiritë dhe detektorë që në mënyrë automatike bëjnë përzgjedhjen e rendimentit).

“Kosova ka kapacite të mëdha për të prodhuar lloj lloj kulturash bujqësore për të plotësuar nevojat e tregut të mbrendshëm dhe pjesa tjetër për eksport. Vetëm na duhet angazhim, përkushtim dhe punë shumë e madhe”- janë fjalët që ky njeri i urtë e punëtor na tha ditën që e vizituam. Përmes kredive, shumë biznese kanë mundësinë të zhvillohen dhe rriten ashtu si kam bërë unë.

Duke na treguar edhe punëtorinë dhe pjesën e investimeve që kishte bërë në shumë pajisje u ndamë me përshtypjet më të mira për një biznes që është rritur në Kosovë.

 

Nga Startup në Biznes Global!

Nga Startup në Biznes Global!

Rrugëtimi i kompanisë të prodhimeve të plastikës "Scampa"     Në zemër të Parkut Industrial në Drenas, një biznes tanimë i konsoliduar ishte shfaqur në vitin 2006 si biznes fillestar me ëndrra të mëdha. Nga një ndërmarrje modeste, shumë shpejt dhe bindshëm u...

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet marrëveshja e garancisë mes FKGK dhe Sida   Sot, FKGK dhe Sida – përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë nënshkruan marrëveshjen e garancisë në vlerë 14,9 milionë euro. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Republikës së...

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....