01.19.2017

Share:

 

PRISHTINË, 19 janar 2017 – Bordi i Drejtorëve të FKGK-së ka emëruar z. Besnik Berisha si drejtor menaxhues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK). Z. Berisha do të filloj punën me 23 janar 2017. Ai do të shërbejë edhe si anëtar i Bordit të Drejtorëve në detyrë zyrtare.

“Kemi kërkuar një profesionist që do të menaxhoj fondin e garancive kreditore në Kosovë si dhe ta avanconte atë më tutje. Z. Berisha është i përkushtuar ndaj vlerave themelore dhe misionit të FKGK-së, si dhe është i dedikuar që të udhëheqë Fondin më tutje”, theksoi Ed Nolan, shefi i Programit të Përkrahjes Kreditore EMPOWER nga USAID, që ka shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit menaxhues i FKGK-së që prej themelimit të tij.

Z. Berisha është profesionist me pesëmbëdhjetë vite përvojë pune në industrinë bankare. Pëvoja e tij e konsiderueshme në menaxhim, zhvillim biznesi, si dhe njohuritë solide për riskun kreditor dhe atë operacional, do të kontribuojnë në zhvillimin strategjik të Fondit. Z. Berisha ka qenë anëtar i bordit menaxhues në ProCredit Bank Shqipëri; ai gjithashtu ka shërbyer në pozitë të ngjashme në Procredit në Kosovë. Z. Berisha ka titullin Master në Administrim Biznesi – Menaxhim Financiar nga Universiteti i Lubjanës.

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua dritarja e re financiare e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity   Sot, në ngjarjen e organizuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity, u lansua një dritare e re për lehtësim financiar...

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. GO HEALTHY Rruga për Ferizaj gjithmonë është e këndshme sepse sa herë shkojmë diçka ndryshon. Biznese të reja, ndërtime, investime, pra e ke ndjesinë që këtu punohet shumë. Kësaj rradhe vizituam një biznes të veçantë, pikërisht në Ferizaj....