DRITARJA GROW

GROW – Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra ka për qëllim të mbështes qasjen në financa duke mbështetur IRF-të për financimet që ato do t’i bëjnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçencës së energjisë.

INSTITUCIONET E REGJISTRUARA FINANCIARE partnere për GROW  janë:

  • Banka Ekonomike
  • Banka Kombëtare Tregtare (BKT Kosova)
  • Banka për Biznes Sh.A.
  • NLB Banka Sh.A.
  • ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
  • TEB Sh.A.

    CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË? 

    • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 50% të kryegjësë së kredisë por jo më shumë se 500,000 euro.
    • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë  30%
    • Tipi i garancisë: Revolvues.

    CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA GROW? 

    Kreditë që mund të përfitojnë nga skema garantuese GROW duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

    • Shuma minimale e kredisë është 3,000 euro.
    • Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 euro.
    • Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është 5,000,000 euro.
    • Shuma maksimale e garancisë është 500,000 euro.
    • Maturiteti i kredisë së garantuar deri 84 muaj.
    • Qëllimi i kredisë ti dedikohet investimit në efiçiencën e energjisë dhe energjisë së ripërtrishme në shkallë të vogël (erë, diellore, biomasë ose energji gjeotermale) deri në 400 kW.

    CILAT JANË PËRFITIMET? 

    Për NMVM-të

    • Rritje e qasjes në financa.
    • Ndikim i ulët në mjedis.
    • Zvogëlim i faturave të energjisë elektrike.
    • Kushte më të favorshme të kredisë.
    • Potencialisht norma preferenciale të interesit.
    • Reduktim i kolateralit.
    • Qëndrueshmëri e biznesit.

    Për Institucionet e Regjistruara Financiare

    • Ulje e kostos së rrezikut.
    • Lirimi i kapitalit.
    • Mbulimi i humbjeve në tërësi.
    • Ulje e rrezikut kreditor.
    • Rritja e shumës maksimale të garancisë.
    • Rritje e portofolit kreditor.
    • Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera.

    *Sida dhe FKGK kanë nënshkruar marrëveshje të rigarancisë për dritaret: Eksport, GROW dhe Gratë në Biznes.

     

    LEXO ME SHUME: growkosovo.com