12.03.2025

Share:

 

FKGK dhe BpB – Banka për Biznes zgjerojnë dhe përmirësojnë kushtet e Dritares – GROW

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe BpB kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin dhe zgjerimin e Dritares GROW, me kushte dukshëm më të favorshme për bizneset që investojnë në efikasitetin e energjisë dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme

Çka ndryshon me GROW?

  • Rritja e përqindjes së garancisë nga 50% në 70%.
  • Rritja e vlerës maksimale të ekspozimit kreditor nga 5 milionë në 7 milionë euro.
  • Rritja e shumës maksimale të kredisë nga 1 milion në 3 milionë euro.
  • Rritja e maturitetit të kredisë nga 84 në 120 muaj.
  • Ulja e tarifave të garancisë.

Që nga viti 2016, partneriteti ynë me bankën BpB ka mundësuar mbi 158 milionë euro kredi të garantuara nga FKGK, duke mbështetur qindra biznese në Kosovë.

Gerti Foods Sh.p.k – Nga zemra e Hasit në tregjet evropiane

Gerti Foods Sh.p.k – Nga zemra e Hasit në tregjet evropiane

Gerti Foods Sh.p.k. – kur tradita bëhet markë ndërkombëtare Nga Hasi, një trevë e njohur për mikpritjen dhe trashëgiminë e pasur të gatimit të brumërave, lindi një ide që sot është shndërruar në një histori të vërtetë suksesi. Duke u mbështetur në traditën familjare...