12.08.2025

Share:

 

FKGK dhe ProCredit Bank zgjerojnë dhe përmirësojnë kushtet e Dritares – GROW

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe ProCredit Bank Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin dhe zgjerimin e Dritares GROW, me kushte dukshëm më të favorshme për bizneset që investojnë në efikasitetin e energjisë dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme

Çka ndryshon me GROW?

  • Rritja e përqindjes së garancisë nga 50% në 70%.
  • Rritja e vlerës maksimale të ekspozimit kreditor nga 5 milionë në 7 milionë euro.
  • Rritja e shumës maksimale të kredisë nga 1 milion në 3 milionë euro.
  • Rritja e maturitetit të kredisë nga 84 në 120 muaj.
  • Ulja e tarifave të garancisë.

Që nga viti 2016, partneriteti ynë me bankën ProCredit ka mundësuar mbi 175 milionë euro kredi të garantuara nga FKGK, duke mbështetur qindra biznese në Kosovë.

Një dekadë FKGK – histori suksesi, partneriteti dhe zhvillimi

Një dekadë FKGK – histori suksesi, partneriteti dhe zhvillimi

10 Vjet Garanci për Zhvillim: Rrugëtimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore Një dekadë FKGK – histori suksesi, partneriteti dhe zhvillimi Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) shënon 10-vjetorin e themelimit, duke kremtuar një dekadë ndikimi të matshëm në...