03.06.2018

Share:

 
FKGK nënshkroi marrëveshjen për rritje të limitit për garanci me Bankën për Biznes

Prishtinë, 06 Mars 2018 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) sot nënshkroi marrëveshjen për rritje të limitit të garancisë me Bankën për Biznes (BPB).

BPB është një ndër bankat e para e cila nënshkroi marrëveshjen e Garancisë me FKGK-në dhe e cila e shfrytëzoi limitin e alokuar në tërësi. Përdorimi i kësaj linje të ofruar nga FKGK i mundësoi Bankës më shumë siguri kolaterali për kreditë e lëshuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) të cilat nuk do të kishin qenë të kualifikuara të marrin kredi pa këtë garanci kreditore, duke i’u mundësuar kështu qasje më të lehtë në financa ndërmarrjeve Kosovare.

Marrëveshja për limitin e ri synon të zgjerojë tutje kredidhënien për bizneset kosovare, të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës, rritjen ekonomike, si dhe në rritjen e mundësive për sektorë ekonomikë si gratë, pakicat, bujqit, ndërmarrësit dhe rininë.

Ne besojmë se rritja e limitit për BPB do të rritë më tej kontributin e Bankës drejt zhvillimit të portofolit të garancisë dhe arritjes së qëllimeve të marrëveshjes.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në zyrat e Fondit, në rrugën Anton Çetta nr. 5A, në Prishtinë.

Shuma totale e kredive të miratuara nga të gjitha Bankat të cilat janë vënë nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë rreth 36.7 milionë euro të shpërndara në 980 kredi.

Cila është procedura për të përfituar nga garancitë? Bizneset aplikojnë për kredi në bankë si më parë, duke i kaluar të gjitha procedurat bankare. Nëse vlera e hipotekës/kolateralit të kredimarrësit të ardhshëm nuk është e mjaftueshme, apo kushtet tjera nuk plotësohen, banka mund të vendosë që ta kualifikojë biznesin dhe ta lëshojë atë kredi, duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së. Bizneset nuk mund të aplikojnë tek FKGK-ja që të marrin garancinë.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore shënoi 6 vjetorin e themelimit

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore shënoi 6 vjetorin e themelimit

  Prishtinë, 20 Maj 2022 Fondi Kosovar për Garanci Kreditore gjatë kësaj jave  shënoi 6 vjetorin e themelimit. Me qëllim që ta shënojmë këtë përvjetor, të gjitha aktivitetet që filluan nga e hëna 16 Maj deri më 20 Maj i kemi titulluar “Java e Fondit”. Është bërë...

Olive Bakery – Një StartUP me shumë shije!

Olive Bakery – Një StartUP me shumë shije!

Olive Bakery – StartUP me plot shije! Olive Bakery u themelua në dhjetor të vitit 2021 si një ide e shkëlqyer e një të riu nga Prishtina. Me shumë entuziazëm Bajram Martinaj – pronari i Olive Bakery, plasoi në treg një biznes të ri, me një imazh të veçantë, produkte...