06.16.2017

Share:

 
FKGK nënshkroi marrëveshjen për rritje të limitit për garanci me Bankën për Biznes

Prishtinë, 16 Qershor 2016 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) sot nënshkroi marrëveshjen për rritje të limitit të garancisë me Bankën për Biznes (BPB).

BPB është një ndër bankat e para e cila nënshkroi marrëveshjen e Garancisë me FKGK-në dhe e cila e shfrytëzoi limitin e alokuar në tërësi. Përdorimi i kësaj linje të ofruar nga FKGK i mundësoi Bankës më shumë siguri kolaterali për kreditë e lëshuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) të cilat nuk do të kishin qenë të kualifikuara të marrin kredi pa këtë garanci kreditore, duke i’u mundësuar kështu qasje më të lehtë në financa ndërmarrjeve Kosovare.

Marrëveshja për limitin e ri synon të zgjerojë tutje kredidhënien për bizneset kosovare, të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës, rritjen ekonomike, si dhe në rritjen e mundësive për sektorë ekonomikë si gratë, pakicat, bujqit, ndërmarrësit dhe rininë.

Ne besojmë se rritja e limitit për BPB do të rritë më tej kontributin e Bankës drejt zhvillimit të portofolit të garancisë dhe arritjes së qëllimeve të marrëveshjes.

Shuma totale e kredive të miratuara nga Bankat të cilat janë vënë nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë rreth 13 milionë euro të shpërndara në 300 kredi.

Cila është procedura për të përfituar nga garancitë?

Bizneset aplikojnë për kredi në bankë si më parë, duke i kaluar të gjitha procedurat bankare. Nëse vlera e hipotekës/kolateralit të kredimarrësit të ardhshëm nuk është e mjaftueshme, apo kushtet tjera nuk plotësohen, banka mund të vendosë që ta kualifikojë biznesin dhe ta lëshojë atë kredi, duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së. Bizneset nuk mund të aplikojnë tek FKGK-ja që të marrin garancinë.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në zyrat e Fondit, në rrugën Anton Çetta nr. 5A, në Prishtinë.

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua dritarja e re financiare e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity   Sot, në ngjarjen e organizuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity, u lansua një dritare e re për lehtësim financiar...

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. GO HEALTHY Rruga për Ferizaj gjithmonë është e këndshme sepse sa herë shkojmë diçka ndryshon. Biznese të reja, ndërtime, investime, pra e ke ndjesinë që këtu punohet shumë. Kësaj rradhe vizituam një biznes të veçantë, pikërisht në Ferizaj....