Fuqia e familjes, një sukses prodhimtarie deri në krahët Globalë
Një histori suksesi nga Kosova.
Në vitin 2011, në një punëtori modeste në Kosovë, një familje u nis në një rrugëtim jo të lehtë por këmbëngulës.
E gjitha filloi nga babai dhe nëna me punë dhe përkushtim. Duke filluar me vetëm një punonjës, përkushtimi i tyre i përbashkët solli shpejt pesë fëmijët e tyre – katër vëllezër dhe një motër – në grup. Së bashku, kjo familje prej shtatë anëtarësh hodhi themelet për atë që do të bëhej një histori frymëzuese për një biznes që bazë ka prodhimin.
Fillimi ishte sfidues, por angazhimi i palëkundur i familjes për cilësinë dhe traditën e shtyu përparimin e tyre. Ata filluan të prodhojnë pica të ngrira duke zgjeruar prodhimin me petë për pite, byrekë dhe bakllava, ushqime të shijshme të rrënjosura thellë në trashëgiminë e kuzhinës Kosovare. Familja punonte pa u lodhur, shpesh deri në orët e vona të natës, me çdo anëtar që luante një rol vendimtar në zhvillimin e biznesit.
Me rritjen e kërkesës, u rritën edhe ambiciet e tyre. Deri në vitin 2021, këmbëngulja e tyre u shpërblye kur aplikuan dhe u aprovua një kredi e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK). Ky financim dhe të tjerat në vitet që pasojnë i lejoi të blinin makineri moderne dhe të zgjeronin prodhimtarinë me dy linja prodhimi dhe një për paketim. Me këtë investim biznesi u zgjerua përtej fillimeve të tij të vogla në një objekt prodhimi profesional me 900 metër katror hapsirë pune.
Sot, kjo fabrikë punëson 16 punëtorë dhe është bërë një lojtar i rëndësishëm në tregun e eksportit të Kosovës. Mbi 60% e prodhimit të saj eksportohet në 13 vende në mbarë botën, një dëshmi e tërheqjes globale të produkteve të tyre cilësore. Krahas petëve tradicionalë për byrekë dhe bakllava, gjithashtu vazhdojnë të prodhojnë edhe pica të ngrira të cilat i distribuojnë në tregun e Kosovës.
Suksesi i tyre nuk ka të bëjë vetëm me biznesin; ka të bëjë me cilësinë dhe shijen e ushqimit tradicional të Kosovës në botë. Receta unike tradicionale dhe teknologjisë moderne i ka pozicionuar ata si një furnizues të besueshëm në industrinë ushqimore globale, duke ruajtur origjinalitetin që i bën produktet e tyre të veçanta. Duke shitur në Suedi ku eksportojnë sasinë më të madhe të produkteve të tyre, mbajnë të gjallë cilësinë duke u certifikuar edhe me FSSC dhe Hallall.
Biznes ky që rishtas ka instaluar edhe panele solare duke ngritur biznesin e tyre në një nivel më lartë në eco-friendly. Udhëtimi i tyre do të vazhdojë tutje me ide kreative dhe me plane për të eksploruar tregje të reja dhe për të diversifikuar linjën e tyre të produkteve. Një dëshmi që asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe kur ushqehet nga puna e palodhur, uniteti dhe guximi. Kjo familje, vazhdon të frymëzojë ndërmarrësit e tjerë në Kosovë, duke u dëshmuar që prodhimtaria cilësore është hap drejt zhvillimit tone si ekonomi dhe shoqëri. Një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe zgjuarsisë që përcaktojnë njerëzit e saj.