03.19.2024

Share:

 

Rrugëtimi i kompanisë të prodhimeve të plastikës “Scampa”

 

 

Në zemër të Parkut Industrial në Drenas, një biznes tanimë i konsoliduar ishte shfaqur në vitin 2006 si biznes fillestar me ëndrra të mëdha.

Nga një ndërmarrje modeste, shumë shpejt dhe bindshëm u shndërrua në kompani të arrirë, falë vizionit dhe energjisë së themeluesit të saj, Kujtim Gjevori.

Si çdo biznes, në fillimet e veta “Scampa” u përball me sfida të shumta tipike për startup-et – burime të kufizuara, konkurrencë, si dhe me dinamikat e ndryshueshme të tregut.

Megjithatë, i nxitur nga dëshira, ambicia dhe përkushtimi ndaj cilësisë, Kujtimi ishte këmbëngulës në vizionin e tij. Me një ekip të përkushtuar, i cili sot përbëhet nga 50 punonjës, u fokusua në rafinimin e proceseve të prodhimit dhe zgjerimin e gamës së produkteve.

Një nga pikat kryesore të kthesës erdhi kur kompania përqafoi inovacionin dhe investoi në teknologjinë më të fundit të përpunimit të plastikës për prodhim të qeseve me dizajne të personalizuara dhe printim me cilësi të lartë, duke u dalluar nga konkurrentët dhe duke filluar të eksportonin edhe jashtë vendit, në SHBA dhe Evropë.

Duke njohur potencialin e tregjeve jashtë shtetit, synimet e këtij biznesi për zgjerim targetuan në mënyrë strategjike sidomos vendet evropiane si Holanda dhe Belgjika, të njohura për standardet e tyre të rrepta të cilësisë dhe bazën e konsumatorëve të ndërgjegjshëm për mjedisin. Këtë a arritën duke lidhur partneritet bashkë-investimi me kompani Belge dhe nëpërmjet planifikimit të përpiktë dhe cilësisë, arritën të depërtojnë me sukses në këto tregje, duke fituar besimin e klientëve.

Qasja dhe kultura e punës që praktikohet në “Scampa” ka nxitur inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm, si në cilësi ashtu edhe kushteve të punës, duke siguruar që kjo kompani të jetë e dalluar në këtë industri. Me investimet në makineri të reja me kapacitete më të mëdha përmes financimit nga bankat, si dhe me garantimin e një pjese të financimit nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore përmes dritares së eksportit që përkrah bizneset eksportuese, rrugëtimi i synuar i këtij biznesi u bë realitet.

Produktet e prodhuara nga Scampa përbëhen nga materialet e ripërdorshme duke filluar  prej 80% mbetje PCR (Post Consumer Recycled ose materiali i ricikluar pas konsumit). Pra, i gjithë materiali, në vend që të dërgohet në deponi, ripërdoret dhe i jepet një formë dhe jetë e re.

Pronari i kompanisë na tha se: “Duke përdorur mbetjet PCR në produktet tona, e kemi reduktuar gjurmën e karbonit në mjedis dhe promovojmë qëndrueshmëri.

Duke zbatuar qarkun e mbyllur, që nënkupton të gjitha mbetjet e prodhuara në fabrikën tonë gjatë prodhimit riciklohen dhe kthehen në produkt final, riciklimi si dhe projekt i ri në vazhdim e sipër është edhe përdorimi i materialeve të biodegradueshme janë praktika miqësore ndaj mjedisit”.

Sot, ky prodhues dikur i vogël i qeseve të plastikës, qëndron si shembull i ndritshëm i suksesit ndërmarrës. Me themele të forta, ekip të talentuar dhe një udhëheqës vizionar në krye, ata vazhdojnë të depërtojnë jashtë kufijve të Kosovës dhe të eksplorojnë vazhdimisht mundësi të reja për rritje.

Teksa punojnë drejt së ardhmes, një gjë është e sigurt – rrugëtimi i këtij biznesi vendas i ka dyert e hapura drejt më shumë kapitujve të tjerë të sukseseve që ende nuk janë shkruar, por që do të shkruhen në të ardhmen.

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...