12.15.2022

Share:

 

U lansua dritarja e re financiare e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity

 

Sot, në ngjarjen e organizuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity, u lansua një dritare e re për lehtësim financiar “DRITARJA E EKSPORTIT” . Përmes  Dritares së Eksportit, do të mund të lëshohen garanci të reja për institucionet financiare partnere në dobi të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht për bizneset e fokusuara në eksport.  Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të: Qeverisë së Republikës së Kosovës; Bankës Qendrore të Kosovës; USAID-it; Ambasadës Suedeze në Kosovë; Shoqatës së Bankave; Bizneseve nga sektoret e përpunimit te drurit, përpunimit të ushiqimit, dhe Teknologjisë Informative dhe Komunikimit; Donatorëve; Bankave komerciale; Institucioneve Mikrofinanciare dhe shumë përfaqësues, partnerë dhe bashkpunëtorë të tjerë.

Me këtë rast, ju sjellim deklaratat nga folësit e kësaj ngjarje të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

DEKLARATA E Znj. Rozeta Hajdari – Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

“Një vend që ka synim zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm, investon në kapacitetet më të larta për mbështetjen dhe fuqizimin e eksportit. Eksporti hap mundësi të reja për bizneset tona të suksesshme të cilat po dëshmohen çdo dite e më shumë ,prandaj duam që vendit tonë t’i hapim rrugë duke krijuar mundësi të reja për bizneset vendore, në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve konkurruese në tregun ndërkombëtarë.

Promovimi që  po i bëhet  sot eksportit, hapja e një mundësie për të lehtësuar  qasjen në financa përmes Dritares së Eksportit , nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore me përkrahjen e Usaid Kosovo Compete Activity, e që do të implementohet përmes institucioneve financiare,  është hap i rëndësishëm në ndikimin e zhvillimit të kësaj fushe si mundësi e shkëlqyeshme për bizneset dhe vendin tonë. 

Qeveria e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë të mbështesë dhe të ofroje përkushtimin më të lartë që vendi ynë i vogël të bëhet pjesë e tregjeve të mëdha të Botës.” 

DEKLARATA e z. JOSHUA MIKE – Kryesues i Zyres për Zhvillim Ekonomik – USAID Kosovo

Kosova, e orientuar drejt rritjes së eksportit po katalizon mundësi të reja punësimi përmes penetrimit në tregje të reja me  produkteve me cilësi të lartë. Pra, TANI është koha që produktet e reja fianciare të rrisin konkurrurrueshmërinë e ekonomisë duke transformuar edhe imazhin e Kosovës!

DEKLARATA E  z. Fehmi Mehmeti – GUVERNATOR i  Bankës Qendrore të Kosovës

Kreditimi bankar vazhdon të jetë një burim shumë i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm i financimit të sektorit privat në Kosovë. Vlera e kredive të sektorit bankar deri në muajin tetor 2022 ka arritur në 4.3 miliardë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 17.9%. Sidoqoftë, me gjithë trendin e kënaqshëm të rritjes së kreditimit bankar, konsiderohet se shkalla e ndërmjetësimit financiar në Kosovë duhet të rritet edhe më tej, dhe se në raport me madhësinë e ekonomisë, ekziston hapësirë e mëtejmë për zgjerim të aktivitetit kredidhënies.

Rol të rëndësishëm në plotësimin e kësaj hapësire ka pikërisht Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, i cili përmes mekanizmit të tij garantues do të mundësojë rritjen e kreditimit dhe lehtësimin e kushteve të qasjes në kredi edhe për sektorët me rëndësi të jashtëzakonshme që  sigurojnë zhvillim ekonomik të vendit. Andaj, kjo dritare e re do të ndihmojë në rritjen e eksportit të bizneseve, duke kontribuar në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vazhdon të mbështesë dhe të shtyjë sektorin financiar në rritjen e mbështetjes ndaj ekonomisë e sidomos bizneseve që kanë për qëllim eksportin e produkteve tona.

DEKLARATA E z. Besnik Berisha – Drejtor Menaxhues i FKGK-sëNe sot, si Fond Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), nuk ka se si të ndihemi ndryshe, përveç se shumë të përmbushur dhe  jashtëzakonisht të kënaqur, që me punën tonë dhe të partnereve tanë, të mbështetur nga donatorët, përmes DRITARES SË EKSPORTIT, do të jemi një hallkë në suksesin tuaj. Sukses ky që në këtë rast, synon ti kalojë kufijtë kombëtarë.

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...