03.22.2018

Share:

 

Prishtinë, 22 mars 2018 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me KfW-në e përkrahur nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim lansuan Dritaren Agro.

Dritarja Agro është një linjë e re garantuese që do të operojë në kuadër të FKGK-së dhe që ka për qëllim mbështetjen e agrobizneseve përmes garantimit të kredive për këtë sektor. Kjo linjë garantuese e cila është financuar në tërësi nga Qeveria Gjermane, me ndermjetesim te Bankes Gjermane per Zhvillim – KfW, është në vlerë prej 5.45 milion EURO dhe do të ketë në fokus mbështetjen e kreditimit në sektorin e agrobiznesit, si njëri ndër sektorët më të rëndësishëm për krijimin e vlerës së shtuar në ekonomi, për zëvendësimin e importeve dhe për rritjen e aftësive eksportuese të agrobizneseve vendore.

Gjatë këtij organizimi, Ambasadori Gjerman në Republikën e Kosovës, SHT Christian Heldt, theksoi “Dritarja Agro e FKGKsë fokusohet në bizneset bujqësore në Kosovë duke i dhënë qasje në financim fermerëve të vegjël të cilët përndryshe nuk do të ishin në gjendje të marrin ndonjë kredi. Prandaj, jam shumë i lumtur të jem pjesë e ngjarjes së sotme meqë lansimi i Dritares Agro – sa mund të duket teknike – do të sjellë përfitime të konsiderueshme për qytetarët e Kosovës, do të krijojë mundësi punësimi për të gjitha komunitetet dhe do të rrisë ekonominë dhe mirëqenien e vendit”.

Tutje, Drejtori i Missionit të USAID-it Z. Hope theksoi “se është me rëndësi që FKGK është institucion vendor i cili së shpejti do të jetë institucion i vetëqëndrueshëm. Kjo është kritike për USAID-in pasi që qëllimi ynë është të ndërtojmë institucione lokale të cilat janë në gjendje të adresojnë sfidat zhvillimore dhe të ndihmojn vendin drejt vetë-qëndrueshmërisë.”

Ministri i Financave Z. Hamza theksoi “vazhdimin e përkrahjes së FKGKsë në rritje të kapitalit duke krijuar mundësi të reja të qasjes në financa për gratë në biznes si dhe agro bizneset. Po ashtu ai falenderoi donatoret dhe iniciatoret e themelimit të këtij institucionitë rëndësishëm për vendin tonë”.

Kjo ngjarje shënon një moment të rradhës për Fondin Kosovar per Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave institucionale, para se gjithash; lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, rritjen e punësimit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë .

Shuma totale e kredive të miratuara nga bankat dhe që janë dorëzuar nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë në 36.2 milionë euro të shpërndara në mbi 1000 kredi, ndërsa investimet e bëra me këto kredi premtojnë mbi 1,500 vende të reja pune.

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...